LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Haxhiu: Njëri nga serbët e arrestuar në Prishtinë ka kontakte me BIA-n, dhe Rusinë

Ministrja Haxhiu: Njëri nga serbët e arrestuar në Prishtinë ka kontakte me BIA-n, dhe Rusinë
Foto: Arkiv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se njëri nga tre serbët e arrestuar në Prishtinë kishte kontakte me BIA-n serbe dhe me Rusinë.

Haxhiu në një konferencë për medie ka deklaruar se serbët që blenë uniforma ushtarake dhe emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund ta cenojnë sigurinë dhe t’i shtojnë tensionet në Kosovë.

“Institucionet e sigurisë kanë informacione se njëri prej personave të shoqëruar në polici, ka komunikime të shumta me persona nga Federata e Rusisë, individë të strukturave të Agjencisë Serbe të Inteligjencës. Ka mjaftuar këto informacione për të rritur dyshimin se personat në fjalë, të përgatisin një aktivitet që të cenojë sigurinë dhe t’i shtonte tensionet në Kosovë. Këto veprime janë injorim i ndonjë aktiviteti që do të cenonte sigurinë”, deklaroi Haxhiu.


U arrestuan duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së në Prishtinë, njëri nga serbët kishte kontakt me BIA-n
Lexo po ashtu U arrestuan duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së në Prishtinë, njëri nga serbët kishte kontakt me BIA-n

Siç bëjnë të ditur burime të Telegrafit, nga ekzaminimi i telefonit të njërit prej të arrestuarve është gjetur kontakti që kishte pasur me BIA-në serbe.

“Njëri nga serbët e arrestuar ka kontakt me BIA-në. Ne telefonin e tij është gjetur kontakt, që në telefon e ka të regjistruar ‘Ljuba BIA’. Pra, në telefonin e Dragan D. janë gjetur kontakte me figura ekstremiste ruse dhe serbe dhe edhe një kontakt me oficerin e BIA-së”, thekson burimi.

Kujtojmë se Policia e Kosovës të shtunën kishte arrestuar tre shtetas serbë, të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në njërin nga dyqanet e Prishtinës dhe ishin duke planifikuar blerjen e disa uniformave në një dyqan tjetër në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori