LAJMI I FUNDIT:

Vrella e Istogut, historia e fshatit të mullinjve

Vrella e Istogut, historia e fshatit të mullinjve

Vrella, fshat në Komunën e Istogut, është i njohur si fshat i mullinjve. Nga shumë shumë mullinj që ishin dikur përgjatë rrjedhës së lumit, ku vinin të bluanin grur e misër banorë, jo vetëm të Dukagjinit, sot vetëm një mulli është funksional dhe u shërbenë banorëve të këtij fshati dhe fshatrave përreth për bluarjen e misrit.

Drejtori i Shkollës “Hysni Zajmi”, në fshatin Vrellë të Istogut, Sadik Bicaj, ka treguar për Telegrafin, se ky fshat përveç se ka një numër të madh të banorëve, dallohet edhe për shkak të mullinjve.


“Vrella është ndër fshatrat më të mëdha të Komunës së Istogut po ashtu dallohet edhe veçohet edhe me mulli. Pikërisht tash për tash jemi në rrugën e mullinjve të Vrellës, që vetë titulli i kësaj rruge tregon që në një kohë të kaluar në këtë pjesë të fshatit kanë qenë disa mullinj me ujë jo me rrymë, dhe prej shumë mullinjve që kanë ekzistuar në kohëra të ndryshme, dhe që iu kanë shërbyer qytetarëve jo vetëm të bashkësisë lokale të Vrellës por edhe qytetarëve të komunës së Istogut, dhe me gjerë.

Në këtë pjesë të fshatit, kanë ekzistuar disa mullinj të vjetër. Ndër ta është edhe mulliri i Bel Bicajt, i njohur ndryshe edhe si mulliri i Fekajve”, ka thënë ai.

Siç tha Bicaj, mulliri ka shërbyer kryesisht për banorët edhe rrafshit të Dukagjinit, por edhe për qytetarë tjerë.

Kurse, sa i përket ndërtimit, ai bëri të ditur se mulliri është ndërtuar nga disa lloje të gurëve.

“Restaurimi është bërë pas luftës, sepse ka qenë i nevojshëm në mënyre që të ruhet nga dëmtimi, dhe të ruhet si trashëgimi kulturore. Është i ndërtuar prej gurit. Mulliri ka dy kate, në pjesën e parë janë të vendosur gurët që bluajnë edhe sot, kurse pjesa e dytë ka shërbyer si bujtinë, të cilët kanë ardhë nga Mitrovica p.sh, dhe kanë pritur në radhë dhe janë vendosur në katin e dytë”, është shprehur ai.

Bicaj tha se kjo lagje është ndër lagjet më të vjetra, ndërsa shtoi se për momentin mulliri është jashtë funksionit.

“Kjo lagje është ndër lagjet më të vjetra. Në këtë mulli kam qenë disa herë. Është jashtë funksionit, por besoj që në të ardhmen do të hapet sërish”, theksoi Bicaj.

Pak metra më larg mullirit të Belë Bicajt, gjendet mulliri i Qelë Shaban Bicajt.

Pronari i mullit, Rifat Bicaj, ka thënë për Telegrafin se mulliri është ndërtuar në shekullin e XIX dhe se është trashëgimi e familjes për katër gjenerata.

“Ndërtimi i tij është kryer në shekullin XIX. Ka punuar pa ndërprerë që nga ajo kohë. Trashëgimi e kemi si familje, e katërta gjeneratë. Është rinovuar vitin e kaluar. Interesim për bluarje të drithit ka pasur edhe para lufte edhe pas luftës. Fitimprurës nuk është shumë. Shumica e fshatrave bluajnë këtu, kemi myshteri edhe nga anët e tjera të Kosovës”, theksoi ai.

Ndryshe, fshati Vrellë shtrihet në pjesën veri-perëndimore të Kosovës dhe është rreth shtatë kilometra larg nga qendra e Komunës së Istogut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori