LAJMI I FUNDIT:

Situata në Ukrainë, Kurti flet me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike të Kosovës

Situata në Ukrainë, Kurti flet me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, takoi virtualisht ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, në këtë takim të jashtëzakonshëm u diskutua për agresionin ushtarak dhe invadimin e Ukrainës nga Federata Ruse.

“Diplomatët tanë, me detyrë në vende të ndryshme të botës, u njoftuan nga Kryeministri Kurti dhe Zëvendëskryeministrja Gërvalla për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e sanksioneve ndaj entiteteve dhe individëve nga Rusia, Bjellorusia dhe dy rajonet e Ukrainës që shpallën ilegalisht “pavarësinë.” Me këtë veprim Republika e Kosovës u rreshtua përkrah vendeve demokratike, në këtë betejë botërore kundër diktaturës e autokracisë, u theksua në takim”, theksohet në njoftim.


Më tej, në njoftim thuhet se, ambasadorët tanë bënë të ditura pozicionet dhe zhvillimet e fundit të vendeve pritëse dhe vendeve të tjera që i mbulojnë.

“Ata po ashtu njoftuan kryeministrin dhe zëvendëskryeministren lidhur me angazhimin e tyre intensiv në përcjelljen e informacionit tek vendet që mbulojnë për pozicionin e Republikës së Kosovës, në mbështetje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori