LAJMI I FUNDIT:

Thierry Henry konfirmon saktësisht se kush është Ronaldo i ‘vërtetë’

Thierry Henry konfirmon saktësisht se kush është Ronaldo i ‘vërtetë’

Sulmuesi legjendar francez, Thierry Henry ka thënë se të gjithë mund të ndalojmë së thirruri sulmuesin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldon me emrin ‘Ronaldo’.

Për vite me radhë ka mbretëruar konfuzioni në bisedat e futbollit pasi tifozëve u është dashur të shpjegojnë saktësisht se kë kanë menduar kur thonë emrin ‘Ronaldo’.


Sigurisht, ka pasur kohë kur konteksti ka diktuar saktësisht se për kë po flet dikush, si kur dikush fliste për Unitedin, ose se si një goditje dënimi fluturon mbi murin mbrojtës.

Megjithatë, ka pasur edhe shumë raste kur dikush është dashur të shpjegojë se nuk është duke folur për pesë herë fituesin e Topit të Artë dhe në vend të kësaj për sulmuesin e Brazilit, fitues të Kupës së Botës më 2002.

Nuk është as Ronaldo e as Messi, për Nadalin - Ronaldo Nazario është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave
Lexo po ashtu Nuk është as Ronaldo e as Messi, për Nadalin - Ronaldo Nazario është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

Por, kjo përfundon tani, me Henry që thotë se emri ‘Ronaldo’ i referohet vetëm Ronaldo Luis Nazario de Limas, ose ‘Ronaldo i vërtetë’ dhe ‘Cristiano’ i referohet sulmuesit të United.

I pyetur në emisionin televiziv ‘In the Mixer’ nëse ai kishte kërkuar ndonjëherë fanellën e një lojtari tjetër, Henry potencoi se vetëm brazilianit Ronaldo.

“Ronaldo. R9. Ronaldo i vërtetë. Për mua, sa Ronaldo i njihje duke u rritur?”, ka thënë fillimisht Henry.

‘Më i miri në histori të futbollit?’ – Ibrahimovic: Ronaldo, fenomeni
Lexo po ashtu ‘Më i miri në histori të futbollit?’ – Ibrahimovic: Ronaldo, fenomeni

“Ai i vërteti? Ta quajmë atë “Ronaldo i vërtetë” tani kur kemi Cristianon…”, u përgjigj Carragher.

“Ronaldo është R9. Cristiano është Cristiano Ronaldo”, u përgjigj francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori