LAJMI I FUNDIT:

Nuk është as Ronaldo e as Messi, për Nadalin – Ronaldo Nazario është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

Nuk është as Ronaldo e as Messi, për Nadalin – Ronaldo Nazario është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

Rafael Nadal është një i pasionuar pas futbollit dhe tashmë është e ditur se përkrah Real Madridin.

Në një intervistë për mediat e vendit, tenisti spanjoll ka zbuluar se cili është lojtari i tij i preferuar.


Në majë të listës nuk është as Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por ish-futbollisti brazilian Ronaldo (Fenomeni).

“Jam rritur duke parë duke luajtur Ronaldon”, ka thënë fillimisht Nadal.

“Gjithnjë e kam admiruar lojën dhe sjelljen e tij dhe kam shkuar disa herë për ta parë duke luajtur në stadium”.

“Për mua mbetet lojtari i më i mirë”, ka shtuar më tej spanjolli. /Telegrafi/