LAJMI I FUNDIT:

Kritika ndaj qeverisjes Kurti për shtrenjtimin e rrymës, dialogu Kosovë-Serbi dhe reflektimi i situatës në Ukrainë në rajon – gjithçka nga intervista me ish ministrin Hoxhaj   

Kritika ndaj qeverisjes Kurti për shtrenjtimin e rrymës, dialogu Kosovë-Serbi dhe reflektimi i situatës në Ukrainë në rajon – gjithçka nga intervista me ish ministrin Hoxhaj   

Ish-ministri i Jashtëm, njëherit deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu duke komentuar njëvjetorin e qeverisjes së Albin Kurtit, ka thënë se ky i fundit nuk ka program e as prioritete të qarta.

Hoxhaj theksoi se në shkurt të vitit të kaluar qytetarët e Kosovës e kanë votuar ndryshimin në Kosovë dhe në shkurt të vitit 2022 ndryshimin e vetëm që e shohin qytetarët e Kosovës është në faturat e rrymës.

“Ndryshimin e vetëm që e shohin qytetarët e Kosovës është në faturat e rrymës, rritje marramendëse e çmimit të rrymës, rritje marramendëse e kostos së jetës dhe mungesë totale e politikave të qeverisë sesi me i menaxhua çështjet më urgjente që i ka në tavolinë dhe kjo vjen si pasojë e faktit që qytetarët e Kosovës e kanë zgjedhur një qeveri pa program. Vitin e kaluar z.Kurti nuk ka garuar me ndonjë program të qartë nuk ka pasur prioritete të qarta”, tha Hoxhaj.


Ai ka shtuar se mjerisht tash e tutje një pjesë e tyre edhe më tutje po i besojnë pa rezultat, derisa i ka lutur qytetarët që të reflektojnë.

“Në momentin që ata të cilët pretendojnë që janë alternativë dhe kanë fuqi për t’i zgjidh problemet dhe dështojnë për t’i zgjidh problemet dhe nuk e kanë idenë sesi udhëhiqet dhe sesi qeveriset, qytetarët e Kosovës kudo që do të mbahen zgjedhjet do të duhej të votojnë për PDK-në dhe alternativën që ofron opozita”, u shpreh Hoxhaj për Telegrafin.

Ish-ministri i Jashtëm më tej shtoi se kjo Qeveri do tu sjellë qytetarëve edhe fatura tjera të shtrenjta përveç asaj të rrymës.

“Kjo Qeveri sikurse ka sjellë faturën e rrymës të rritur, do të sjellë fatura tjera të shtrenjta qoftë në politik të jashtme, në mungesë të zhvillimit ekonomik, arsim dhe fusha tjera. Unë nuk shoh një qartësi për çka qëndron z.Kurti kam prit që qeverisja e tij ta transformon Kosovën. Ky në vend të transformim është duke e administruar Kosovën”, tha Hoxhaj.

Deputeti i PDK-së theksoi se rritja marramendëse e çmimeve po ndodh kudo në botë, ndërsa kryeministri Kurti në Kuvend sjell formulime të kota dhe demagogji.

“Ministrat e tij nuk kanë ide për çfarë flasin e për çka qëndrojnë. Narrativa e tij që çdo gjë në 20 vitet e fundit ka shkuar keq dhe me të fillon historia po tregon që transformimi i madh nuk po fillon, përkundrazi është një qeveri e dobët, anemike”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj: Dialogu është kthyer në nivel teknik, Qeveria Kurti nuk ka vendosmëri e as guxim për ta mbyllur këtë temë

Ish-ministri i Jashtëm në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi.com ka folur për procesin e dialogut edhe politikën e jashtme.

Hoxhaj ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi edhe më tutje duhet të jetë prioritet për partnerët tanë perëndimor, dhe se ajo se çfarë po ndodh në Ukrainë natyrisht që ka efekt direkt edhe në Ballkan.

“Unë mendoj që Kosova duhet ta shtoj me urgjencë çështjen e marrëveshjes me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm shtoi se kryeministri Albin Kurti e ka kthyer dialogun në nivel teknik.

“Është absurde në 2022 me kërku me nënshkru një pakt të mossulmeve. Në vend të asaj që Kurti të vjen në Kuvend dhe të thotë që unë shkoj në dialog për një temë të madhe siç është njohja e ndërsjellë, e jo të shkohet në dialog diskutohet për targa e energji. Jemi kthy në një dialog teknik përderisa amerikanët dërgojnë shkresë zyrtare në Kosovë që qëllimi i dialogut është njohja e ndërsjellë, ne qohemi dalim me tema kot që sun i gjenë as në fusnotat e historisë”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj ndërkohë i bëri thirrje kryeministrit Kurti që të jetë më serioz në këtë kohë.

“Është mëse e nevojshme për Kosovën në një situatë që po ndryshon çdo ditë rendi evropian ne ta shtyjmë përpara çështjen e marrëveshjes. Nëse zgjedhjet në Serbi mbahen në prill dhe deri në atë kohë nuk mund të ketë ndonjë kthesë në dialog, Kurti të vjen në kuvend ta paraqet një platformë të qartë sesi e sheh çështjen e dialogut. Unë nuk e di deri më tash çfarë ka ofruar Kurti për dialog, e di që në të kaluarën që ka thënë se do ta rishikoj dialogun por nuk po shoh rishikim. Ka thënë që do ti anuloj marrëveshjet e arritura me Serbinë. Unë e di që dialogu është temë e vështirë. Tek ne ka pasur vullnet, vendosmëri e guxim që kjo temë të mbyllet te z.Kurti nuk po shoh një gjë të tillë”, u shpreh Hoxhaj.

Deputeti i PDK-së më tej theksoi se nëse nuk do të kishte dialog do të kishte tensione më të mëdha.

“Dialogu duhet të jetë platformë për ta përmbyll shtetësinë tonë e jo vetëm platformë për ta shtensionuar situatën”, shtoi Hoxhaj.

Duke folur për politikën e jashtme të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ish-ministri i Jashtëm, shtoi se nuk mundesh me pas qartësi në politikën e jashtme nëse nuk e din çfarë donë.

“Nuk e di që këta kanë deklaruar që 2022 do të marrin njohje. Ne sa kemi qenë në qeveri kemi marrë anëtarësim në tri organizata ndërkombëtare kemi marrë 12 njohje… Nuk mundesh me pas politikë të jashtme aktive nëse nuk ki pritje konkrete e ide konkrete”, tha Hoxhaj.

Ai theksoi se Qeveria Kurti duket se është e kufizuar që të bëjë më shumë për politikën e jashtme.

“Duket që janë të kufizuar për të bërë më shumë përveç ndonjë vizite, postimi Twitter etj”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj: Nëse Rusia bëhet agresive në Ukrainë, Serbia mund të jetë agresive në Ballkan

Ish-ministri i Jashtëm, tashmë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Serbia nuk ka qëllim që të arrihet ndonjë marrëveshje në dialog me Kosovën.

Hoxhaj në intervistën e dhënë në emisionin “Përballje”, në Telegrafi.com duke folur për procesin e dialogut me Serbinë ka thënë se Kosova duhet të shkojë me qëllime të qarta në tavolinë, që të arrihet marrëveshja.

“Ne kemi shkuar në Rambuje ku kemi arritur lirinë, ku kemi nënshkruar një marrëveshje që është kontrata jonë e parë me perëndimin historikisht. Serbia nuk e ka nënshkruar, kanë rënë bombat mbi Beograd, ka intervenuar NATO dhe ne jemi të lirë.

Ne kemi shkuar në negociata në Vjenë ku kam qenë pjesë e negociatave për dy vjet. Serbia e ka refuzuar planin e Ahtisarit, ne e kemi marrë pavarësinë, nëse ne duam që Kosovën ta integrojmë në sistemin ndërkombëtar, të marrim ulëse në OKB, ta integrojmë në Bashkimin Evropian, unë mendoj që në duhet të shkojmë në tavolinë që të arrihet marrëveshje”, ka theksuar ai.

Deputeti i PDK-së ka pohuar se kryeministri Albin Kurti duhet ta ushtrojë mandatin e tij, sepse ka marrë 50 për qind të votave.

“A mund ta bëjë këtë zotëri Kurti, po mundet ta bëjë, sepse ka marrë 50 për qind të votave, dhe nuk ka asgjë më të mirë për një vend dhe një popull në situata ku ne presim që të ketë një marrëveshje të tillë bilaterale, sesa kur pushteti është i koncentruar në duart e një njeriu që ka mandat të plotë. Unë pres që ta ushtrojë mandatin që e ka marrë nga qytetarët”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, sa i përket situatës në Ukrainë, Hoxhaj thotë se Kosova duhet të tregohet solidare.

“Kjo është situatë serioze për të ardhmen e Evropës, dhe nëse e ardhmja e Evropës është e paqartë mund të ketë ndikim direkt edhe në Ballkan, dhe në këtë drejtim mendoj që Kosova duhet t’i jep mbështetje politike, të jetë solidare, me situatën në Ukrainë dhe të jetë e kujdesshme se çfarë bën”, theksoi ai.

Më tej, ai ka thënë se edhe Serbia mund të jetë agresive në Ballkan.

“Nëse Rusia mund të jetë agresive në Ukrainë, Serbia mund të jetë agresive në Ballkan. Tash Vuçiqi mund ta luaj rolin e dikujt që është paqësor, i cili bën deklarata që respekton sovranitetin territorial të Ukrainës por çfarë thuhet në politikën e jashtme dhe çfarë bën janë gjëra të ndryshme”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori