LAJMI I FUNDIT:

Të dhënat nga regjistrimi i trurit që po vdes tregojnë se cilat mund të jenë mendimet e fundit të njeriut

Të dhënat nga regjistrimi i trurit që po vdes tregojnë se cilat mund të jenë mendimet e fundit të njeriut
(Foto: John Hopkins Medicine)

Regjistrimi i parë i trurit duke vdekur ka treguar se njerëzit mund të rijetojnë disa nga kujtimet e preferuara në momentet e fundit të jetës. Imazhi u regjistrua aksidentalisht pasi një pacient i lidhur me EEG pësoi një atak në zemër dhe vdiq.

Shkencëtarët kanë regjistruar në mënyrë të papritur shuarjen e organit tonë më kompleks, duke treguar një pamje mahnitëse të vdekjes së një pacienti që po trajtohej për epilepsi dhe i lidhur me një elektroencefalogram (EEG).

Gjatë matjes së aktivitetin trunor, mashkulli 87 vjeçar pësoi papritur një sulm në zemër dhe vdiq. Kjo do të thotë se 15 minuta para vdekjes së tij ishte regjistruar në EEG.


(Foto: MedicineNet)

Në 30 sekonda është vënë re një rritje e valëve shumë specifike të trurit në të dyja anët. Këto valë, të njohura si lëkundjet gama, lidhen me gjëra të tilla si kujtesa, meditimi dhe ëndrra.

Megjithëse duhen kryer shumë studime të tjera, incizimet e regjistruara tregojnë se ne mund të shohim një lloj filmi të kujtimeve tona më të mira përpara se të vdesim.

Pjesët e trurit të aktivizuara në këtë studim sugjerojnë gjithashtu se ne mund të hyjmë në një gjendje çlodhëse të ngjashme me gjumin ose meditimin.

Edhe pse trupi po shuhet, truri mund të punojë ende në mënyrë intensive, në përpjekje të përbashkët për të përfunduar detyrën përfundimtare – duke e bërë procesin të ndihet më pak i zymtë.

(Foto: SNNN/EEG)

“Duke gjeneruar lëkundje të përfshira në rikuperimin e kujtesës, truri mund ‘të shfaqë’ kujtimin e fundit të ngjarjeve të rëndësishme të jetës pak para vdekjes sonë, të ngjashme me ato të raportuara në përvojat e përafërta me vdekjen”.

“Këto gjetje vënë në pikëpyetje të kuptuarit tonë se kur mbaron saktësisht jeta”, ka deklaruar doktor Ajmal Zemmar, një neurokirurg në Universitetin Louisville Zemmar, i cili organizoi studimin.

Ndryshime të ngjashme në valët e trurit janë vërejtur te minjtë në kohën e vdekjes, por kurrë më parë te njerëzit.

Studimi, i botuar në Frontiers in Aging Neuroscience, thotë: “Të dhënat tona ofrojnë provat e para nga një tru njerëzor që është duke vdekur në një mjedis klinik joeksperimental të kujdesit akut në jetën reale dhe përkrahin (qëndrimin) se truri i njeriut mund të ketë aftësinë për të krijuar aktivitete të koordinuara gjatë periudhës së vdekjes afërt”.

Megjithatë, ky është vetëm një rast studimor i një truri, i cili veçmë ka qenë i dëmtuar nga epilepsia. /Telegrafi/