LAJMI I FUNDIT:

YouTube mbyll kanalin e liderit separatist të Doneskut, Denis Pushilin i mbështetur nga Kremlini

YouTube mbyll kanalin e liderit separatist të Doneskut, Denis Pushilin i mbështetur nga Kremlini

Kanali zyrtar në YouTube i liderit separatist të Donetskut i mbështetur nga Kremlini, Denis Pushilin është mbyllur.

Sipas njoftimit të platformës, kanali i Pushilinit kishte shkelur rregullat e publikimit.

“Kjo llogari [kanal] është mbyllur për shkelje të rregullave të YouTube”, thuhet në njoftim.


Pushilin më parë është ndaluar nga Facebook, Instagram, Twitter dhe Vkontakte.

Putin nënshkruan dekretin për njohjen e Donetskut dhe Luganskut shtet – pavarësisht që këto rajone gjenden në lindje të Ukrainës
Lexo po ashtu Putin nënshkruan dekretin për njohjen e Donetskut dhe Luganskut shtet – pavarësisht që këto rajone gjenden në lindje të Ukrainës

Kanali i tij në Telegram dhe webfaqja e tij personale duket se janë të vetmet platforma që i kanë mbetur tani.

Presidenti rus Vladimir Putin kishte njohur këto dy rajone separatiste si pretekst për të pushtuar Ukrainën, edhe pse deri më tani nuk janë parë lëvizje apo tërheqje e trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas.

Tashmë gjenden rreth 200 mijë ushtarë rusë përgjatë vijës kufitare me Ukrainën, që prej muajsh janë në gjendje gatishmërie dhe sipas agjencive amerikane të inteligjencës, Putin mundet çdo çast të urdhërojë pushtimin e vendit. /Telegrafi/