LAJMI I FUNDIT:

Putin nënshkruan dekretin për njohjen e Donetskut dhe Luganskut shtet – pavarësisht që këto rajone gjenden në lindje të Ukrainës

Putin nënshkruan dekretin për njohjen e Donetskut dhe Luganskut shtet – pavarësisht që këto rajone gjenden në lindje të Ukrainës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se Moska ka njohur edhe zyrtarisht si shtete të pavarura dy rajone në Donbass në lindje të Ukrainës, ku me këtë veprim vetëm sa është intensifikuar prezenca ushtarake përgjatë kufijve me Ukrainën.

Duke iu drejtuar popullit përmes një paraqitje televizive që u transmetuar live, Putin nënshkroi dekretin – duke thënë: “E shoh të nevojshëm marrjen e vendimit që është dashur të ndodhë shumë kohë më parë – pra njohjen shtet të Donteskut (DPR) dhe Luganskut (LPR), transmeton Telegrafi.


Kjo lëvizje sipas Putinit është si rezultat i drejtpërdrejtë të dështimit të marrëveshjes së Minskut në vitin 2014, që ishte dizajnuar për t’i dhënë fund luftimeve.

Në anën tjetër reagime pati menjëherë duke filluar nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz si dhe Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

E presidenti rus duket se këtë po e shfrytëzon si pretekst për të shtyrë para misionin e tij – pra pushtimin e Ukrainës për faktin se akoma nuk janë para lëvizje apo tërheqje të trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën – pavarësisht që Putin ka deklaruar se kanë filluar tërheqjet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori