LAJMI I FUNDIT:

Truss: Sanksionet kundër Rusisë duhet të jenë sa më të dhimbshme – do t’i forcojmë akoma nëse vjen deri te sulmi mbi Ukrainën

Truss: Sanksionet kundër Rusisë duhet të jenë sa më të dhimbshme – do t’i forcojmë akoma nëse vjen deri te sulmi mbi Ukrainën

Sekretarja britanike e Punëve të Jashtme, Liz Truss, ka folur për pakon e sanksioneve që ky shtet i ka aplikuar kundër Rusisë – duke shpjeguar sesi sanksionet do të godasin të gjithë ata që financojnë aktivitetet e ushtrisë ruse.

Në një deklaratë dhënë për radion BBC, Truss, ka theksuar sesi sanksionet për tre oligarkët dhe pesë bankat ruse janë shqyrtuar me vëmendje, dhe se kanë fuqi të mjaftueshme që t’i “dezorientojnë” aktivitetet ruse në rajonet separatiste në Ukrainë por edhe më gjerë, transmeton Telegrafi.


“Një prej bankave që e kemi sanksionuar është banka që financon ushtrinë ruse. Kemi treguar që jemi të bashkuar dhe se do t’i forcojmë këto sanksione në rast se vjen deri të pushtimi i Ukrainës”, tha Truss.

Në kontekstin e pushtimit eventual rus në Ukrainë, Truss ka shpjeguar sesi kjo mundësi ekziston akoma dhe se dita-ditës po rritet.

“Besoj se Putin është i gatshëm të sulmojë Ukrainën pavarësisht pasojave. Ky është plani i tij i kamotshëm. Po punojnë në atë drejtim t’i shkaktojmë më shumë dhimbje dhe degradojmë sistemin ekonomik rus – duke pasur për objektiv ata që janë të afërt me Putinin”, theksoi Sekretarja britanike e Punëve të Jashtme.

Mbrëmë kryeministri britanik Boris Johnson, ka publikuar listën e organizatave dhe personave të caktuar që Londra do t’i fus në listën e të sanksionuarve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Evropa
Kalo në kategori