LAJMI I FUNDIT:

Një gjyqtar refuzoi dikur t’i jepte Ibrahimovicit topin e ndeshjes pas het-trikut, biseda mes tyre ishte epike

Një gjyqtar refuzoi dikur t’i jepte Ibrahimovicit topin e ndeshjes pas het-trikut, biseda mes tyre ishte epike

Si një nga lojtarët më të përfolur dhe më frikësues në histori, nuk është çudi që shumë pak njerëz në futboll i kanë dalë kundër sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimović.

Megjithatë, një rast jashtëzakonisht i rrallë në të cilin suedezi mbeti pa fjalë është kujtuar këtë javë. Në vitin 2015, kur 39-vjeçari luante me Paris Saint-Germain, gjyqtari Tony Chapron nuk i dha sulmuesit topin e ndeshjes pasi shënoi het-trik kundër Lorient.

Kjo çoi në disa skena të çmendura ndërsa lojtarët dhe zyrtarët u larguan nga fusha, me Ibrahimovic që i lutej Chapron t’ia jepte topin, pasi ashtu ndodh zakonisht.


“Gjyqtar, topin!”, dëgjohet Ibrahomovic teksa thotë në pamjet e lëshuara nga tuneli.

“Prit. Unë vendos”, i përgjigj Chapron.

Kjo e nervozoi Ibrahimovicin, i cili e dinte se topi i takonte pas het-trikut të shënuar.

“Ah, ju doni të bëheni shef tani. Mirë, mirë. Ti je shefi. Mirë për kamerat!”, vazhdoi sulmuesi.

Kjo nuk ishte hera e parë që Chapron përfshihej në një incident të diskutueshëm gjatë 12 viteve të tij si gjyqtar në Ligue 1. Në vitin 2018, francezi e përjashtoi ish-mbrojtësin e Nantes, Diego Carlos, i cili e kishte shkelur pa dashje teksa po vraponte gjatë një aksioni.

Mbrojtësi i Nantes e rrëzon aksidentalisht gjyqtarin, ky i fundit e godet me këmbë dhe e ndëshkon me karton të kuq (Video)
Lexo po ashtu Mbrojtësi i Nantes e rrëzon aksidentalisht gjyqtarin, ky i fundit e godet me këmbë dhe e ndëshkon me karton të kuq (Video)

Kjo e bëri Chapron të pezullohet nga Federata Franceze e Futbollit për 6 muaj, pas së cilës 49-vjeçari u tërhoq nga puna e gjyqtarit për të punuar për një medium sportiv.

Kur u pyet se pse e hodhi poshtë kërkesën e Ibrahimovicit në vitin 2015, Chapron tha se kjo ishte për shkak të mungesës së mirësjelljes së këtij të fundit.

“Ai mbërriti afër meje – ai thjesht lëvizi gishtat dhe tha ‘topin!. Kam katër vajza dhe kur jemi bashkë dhe pyesin diçka, nëse nuk e kemi fjalën “të lutem” në fund të fjalisë, nuk ka asnjë reagim”.

“Pra, është e njëjta gjë. Është një lloj edukimi. Mendoj se ishte një lloj mosrespektimi. Ka diçka që nuk shkon me shoqërinë nëse harrojmë gjërat e thjeshta si ‘të lutem’ dhe ‘faleminderit’”.

“Ishte fillimi i spektaklit të Ibrahimovicit sepse askush nuk i thotë jo Zlatanit. Unë ndoshta isha i vetmi”, ka thënë Chapron për BBC Sport në vitin 2018.

Chapron nuk u përmbajt kur u pyet se çfarë mendonte për katër herë kampionin e Ligue 1, i cili shënoi 113 gola në 122 ndeshje për parisienët.

“Ai është një djalë shumë i bezdisshëm. Jo vetëm me gjyqtarët, ai gjithmonë fajësonte shokët e skuadrës, duke u përpjekur gjithmonë të shkaktonte telashe me kundërshtarët”.

“Ai ishte një djalë i çmendur. Mendoj se ai është një lojtar fantastik, por në fushë ai është dikush tjetër. Dhe ishte shumë e vështirë si gjyqtar”.

“Shpresoj që ai të jetë një lloj aktori, sepse ai thotë shumë gjëra, gjëra të çmendura, shpresoj të mos mendojë atë që thotë”, përfundoi gjyqtari francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
“Kaos!”, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë incidentit në ndeshjen Rumani-Kosovë

“Kaos!”, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë incidentit në ndeshjen Rumani-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
“Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë”, FFK vjen me një deklaratë publike

“Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë”, FFK vjen me një deklaratë publike

Përfaqësuesja e Kosovës
“Pritën nga minuta e parë deri në minutën e fundit për një këngë”, portieri i Rumanisë flet pas incidentit

“Pritën nga minuta e parë deri në minutën e fundit për një këngë”, portieri i Rumanisë flet pas incidentit

Përfaqësueset
Tifozët serb dogjën flamurin shqiptar në ndeshjen ndaj Zvicrës

Tifozët serb dogjën flamurin shqiptar në ndeshjen ndaj Zvicrës

Përfaqësueset
Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën

Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori