Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar formimin e një komisioni hetimor parlamentar për sektorin energjetik të vendit.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala në seancën e sotme plenare tha se Qeveria ka krijuar mjegull dhe paqartësi për të mbuluar dështimin në sektorin e energjisë.
Ai renditi edhe disa arsye, që sipas tij, dëshmojnë një gjë të tillë.
“Me tarifat e reja sipas ZRRE-së duhet të zbatohet prej 9 shkurtit, leximi është bërë në fund të janarit. Pse kështu, tash po rritet konsumi mesatar ditor dhe po merret mesatarja nëntë ditore për konsumatorët që kanë njësor të mençur dhe pastaj po shumëzohet për ditët me 18 shkurt. Kur ka filluar faturimi çfarë po ndodh me konsumatorët që nuk kanë njësor të mençur. Si po iu faturohet atyre energjia, paushall apo si? KESCO ka dorëzuar një kërkesë ZRRE-së që aplikimi për tarifat e reja të fillojë më 1 mars, por përsëri kjo kërkesë refuzohet sepse qeveria dhe ZRRE-ja nuk do ta lirojnë qytetarin tonë nga pagesat. Të gjitha arsyetimet e qeverisë për ngritjen e tarifave kanë qenë në shkallë të lartë për shkak të importit dhe konsumit, sot që kemi rënie edhe të konsumit dhe përmirësim të kushte pse qytetarët duhet të paguajnë të njëjtën tarifë”, tha Shala.
Sipas tij, përmes komisionit hetimor parlamentar do të mund të dilte në pah e vërteta për keqmenaxhimin e Qeverisë Kurti në sektorin energjetik në vend.
“Në emër të PDK-së u kërkojmë të formojmë një komision hetimor parlamentar për sektorin energjetik të vendit ku bashkërisht do të shpalosim të vërtetën dhe keqmenaxhimin e kësaj qeverie në sektorin energjetik të vendit”, deklaroi ai.
Ai tha se si pasojë e keq menaxhimit të Qeverisë ndërmarrja publike KOSTT është në prag të falimentimit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj