LAJMI I FUNDIT:

Shokon Johnsoni: Rusia planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945

Shokon Johnsoni: Rusia planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945

Provat sugjerojnë se Rusia po planifikon “luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945”, tha kryeministri britanik Boris Johnson.

“Të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar”, ka deklaruar ai për BBC.

Inteligjenca sugjeron se Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas, Kiev, deklaroi Johnson.


“Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë”, u shpreh ai.

Kryeministri britanik po fliste nga Mynihu, ku liderët botërorë po takohen për një konferencë vjetore të sigurisë.

Vlerësimet e fundit nga qeveria amerikane sugjerojnë se numri i trupave ruse të vendosura tani përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusinë fqinje, është midis 169 mijë dhe 190 mijë.

Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar javët e fundit se Rusia mund të përgatitet për të pushtuar në çdo kohë, por Rusia i ka mohuar pretendimet, duke thënë se trupat po kryejnë stërvitje ushtarake në rajon.

I pyetur nëse një pushtim rus ende mendohet të jetë i pashmangshëm, Johnson tha: “Kam frikë se kjo është ajo që tregojnë provat”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Botë
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Evropa
Kalo në kategori