LAJMI I FUNDIT:

Megjithatë, presidenti ukrainas konfirmon praninë në Konferencën e Sigurisë në Munich

Megjithatë, presidenti ukrainas konfirmon praninë në Konferencën e Sigurisë në Munich

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar praninë në Konferencën e Sigurisë në Munich të Gjermanisë.

Ai ka vendosur që të udhëtojë drejt Gjermanisë pasi paraprakisht ishte raportuar se i pari i shtetit të Ukrainës do ta vlerësojë situatën në vend dhe më pas do të vendos nëse do të shkojë në qytetin gjerman.

Presidenti ukrainas mund të mos merr pjesë në konferencën e Munichut pasi po rritet mundësia e një pushtimi rus
Lexo po ashtu Presidenti ukrainas mund të mos merr pjesë në konferencën e Munichut pasi po rritet mundësia e një pushtimi rus

Zelensky do të zhvillojë bisedime me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe nënpresidenten e SHBA-së, Kamala Harris.


“Zelensky pret arritjen e marrëveshjeve konkrete rreth mbështetjes shtesë ushtarake dhe financiare për të forcuar qëndrueshmërinë e Ukrainës”, shkruan në deklaratën e presidencës ukrainase, raporton cnn.

“Natyrisht, diskutimet në Konferencën e Sigurisë së Munichut këtë vit do të fokusohen në kërcënimet aktuale në Evropën Lindore dhe situatën rreth Ukrainës. Prandaj, pozicioni i shtetit tonë duhet të prezantohet mjaftueshëm që çështjet e Ukrainës të zgjidhen me pjesëmarrjen e Ukrainës”, shkruan më tutje.

“Situata në Donbas, në Republikën Autonome të Krimesë dhe afër kufijve të Ukrainës po analizohet nga shërbimet speciale të shtetit tonë. Ka një analizë të vazhdueshme të inteligjencës dhe shkëmbim informacioni me partnerët. Ukraina merr rregullisht përditësime mbi aktivitetin e forcave ruse. Situata në lindje të vendit është plotësisht nën kontrollin e forcave të sigurisë dhe mbrojtjes ukrainase”, thuhet në fund të njoftimit.

Separatistët rusë vrasin një ushtar ukrainas
Lexo po ashtu Separatistët rusë vrasin një ushtar ukrainas

Theksojmë se presidenti amerikan, Joe Biden gjatë ditës së djeshme kishte deklaruar se Zelensky ka gjasa që mos të udhëtojë drejt Munichut, në rast të përkeqësimit të gjendjes në lindje të vendit.

Ndryshe, ushtria ukrainase sot ka njoftuar se separatistët rusë kanë vrarë një ushtarë të tyre ndërsa Rusia ka dislokuar mbi 150 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori