LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiu takoi ambasadorin amerikan, biseduan për aktualitetin politik dhe dialogun

Abdixhiu takoi ambasadorin amerikan, biseduan për aktualitetin politik dhe dialogun

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-ve, në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Në komunikatën e lëshuar nga ky takim thuhet se Abdixhiku e ka informuar ambasadorin për  opozitarizmin e LDK-së karshi proceseve aktuale politike si dhe platformën politike me theks të veçantë për procesin reformues brendapartiak dhe hapjen e vazhdueshme për të rinj e të reja në LDK, transmeto Telegrafi.

Më tej thuhet se gjatë takimit u diskutua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast Abdixhiku ka rikonfirmuar qëndrimin e LDK-së për përfundimin e këtij procesi me njohje reciproke, normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, e në respektim të plotë të integritetit territorial dhe rendit kushtetues të vendit tonë.


Abdixhiku e ka vlerësuar lartë mbështetjen e pazëvendësueshme të ShBA-ve në të gjitha proceset shtet-formuese të Kosovës, ndërkaq shprehu përkushtimin e palëkundur të LDK-së për thellimin dhe mirëmbajtjen e miqësisë së përhershme ndërmjet dy vendeve tona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori