Ademi merr letër urimi nga Duka me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar ditën e sotme një letër urimi presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në këtë letër, kreu i futbollit shqiptar i shpreh presidentit të FFK-së, urimet më vëllazërore në emër të të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar, teksa thekson se ndihet i lumtur për progresin e Kosovës si shtet përgjatë këtyre 14 viteve në të gjitha fushat, e kryesisht në futboll.
Duka uron që ky progres të vijojë me të njëjtat ritme dhe Kosova të konsolidohet si shtet në arenën ndërkombëtare, ndërsa vlerëson marrëdhënien e shkëlqyer mes dy Federatave.
Më poshtë është letra e plotë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka
I nderuar President, I dashur Agim,
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që në këtë përvjetor të 14-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, t’ju përcjell në emrin tim dhe të gjithë anëtarëve të familjes së futbollit shqiptar, urimet më vëllazërore për këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët!
Ndihem mirë teksa shoh që në këto 14 vite si shtet i pavarur e sovran, Kosova vazhdon të bëjë progres të jashtëzakonshëm, duke qenë prej 6 vitesh edhe një anëtare me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.
Dëshiroj shumë që ky progres të vijojë me të njëjtat ritme dhe Kosova të konsolidohet si shtet në arenën ndërkombëtare edhe me njohje të reja, duke pasur edhe një mbështetje të madhe nga Federata e Futbollit të Kosovës, që përmes futbollit është një ambasadore e shkëlqyer.
Marrëdhëniet tona të shkëlqyera mes dy federatave na motivojnë që të punojmë gjithmonë e më shumë në rritjen e futbollit mbarëkombëtar, krijimin dhe finalizimin e projekteve tona të përbashkëta. Me urimet më të mira për ju, anëtarët tuaj dhe gjithë Kosovën, ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Miqësisht, Armand Duka! President i Federatës Shqiptare të Futbollit
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Messi me paraqitje të jashtëzakonshme, realizon dy gola dhe bën dy asistime në fitoren e thellë të Inter Miamit
Tifozët detyrojnë drejtuesit e Milanit të heqin dorë nga Lopetegui – trajnerin e ri e gjejnë në Francë
James dhe Davis të pandalshëm, Lakers ngushtojnë epërsinë ndaj Nuggets
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur