LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Jugut po shqyrton mundësinë e gjobitjes së Tesla-s, për “ekzagjerimin e veçorive të baterisë”

Koreja e Jugut po shqyrton mundësinë e gjobitjes së Tesla-s, për “ekzagjerimin e veçorive të baterisë”

Autoritetet përgjegjëse të Koresë së Jugut po shqyrtojnë mundësinë e gjobitjes së gjigantit të makinave elektrike të Shteteve të Bashkuara, Tesla, mbi gjetjet se kompania ka ekzagjeruar specifikimet e baterive të saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Komisioni i Tregtisë së Drejtë të Koresë (KFTC) i kishte dërguar një raport prodhuesit të automjeteve elektrike (EV) duke thënë se “kishte ekzagjeruar numrin e kilometrave për një mbushje” të disa prej modeleve të tij, duke përfshirë Modelin 3, duke shkelur Aktin për Etiketimin dhe Reklamimin e Drejtë, zyrtari tha të mërkurën.

“Ne planifikojmë të mbajmë një mbledhje të përgjithshme për të shqyrtuar dhe përcaktuar masën në të cilën prodhuesi i automjeteve ka shkelur ligjin dhe për të vendosur nivelin e sanksioneve”, ka thënë një zyrtar i KFTC, duke kërkuar të mos i përmendet emri për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.


Tesla, në faqen e saj të internetit, thotë se Modeli 3 i saj mund të udhëtojë 528 kilometra (328 milje) me një karikim të vetëm.

KFTC thotë megjithatë se diapazoni mund të jetë më i ulët se ai nëse temperatura bie nën zero.

Sidoqoftë, analistët thanë se shumica e automjeteve elektrike në përgjithësi mund të pësojnë njëfarë humbjeje të tillë në mot të ftohtë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë

"Një situatë shumë serioze": Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori

Auto
Pas Bugatti dhe Mercedes, Porsche zbulon ndërtesën luksoze të banimit

Pas Bugatti dhe Mercedes, Porsche zbulon ndërtesën luksoze të banimit

Auto
Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Auto
Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Tunning
Kritikohet Toyota pas rezultatit jo të mirë në testin e përplasjes, publikohen pamjet

Kritikohet Toyota pas rezultatit jo të mirë në testin e përplasjes, publikohen pamjet

Auto
Mini Cooper njofton

Mini Cooper njofton "tërheqjen" e mbi 140 mijë modeleve për shkak të një defekti që mund të shkaktojë zjarr

Auto
Kalo në kategori