LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me kancelarin gjerman, deklarohet Putin: Rusia nuk dëshiron luftë

Pas takimit me kancelarin gjerman, deklarohet Putin: Rusia nuk dëshiron luftë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelari gjerman Olaf Scholz janë takuar sot në Moskë, në kohën kur Rusia filloi tërheqjen e trupave të saj nga kufiri i Ukrainës – një veprim që u përshëndet por me një dozë skepticizmi nga Perëndimi, shkruan euronews.

Putin tha në Moskë se është i gatshëm për bisedime me SHBA-të dhe NATO-n, lidhur me kufizimin e raketave të shpërndarë dhe transparencën ushtarake – pavarësisht që Rusia nuk ka marrë ndonjë përgjigje pozitive sa i përket kërkesave të saj për siguri, transmeton Telegrafi.

Lideri rus ka këmbëngulur se nuk dëshiron luftë përreth Ukrainës, pas disa javëve tensione për një zbarkim masiv të trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën.


“A duam (luftë) apo jo? Natyrisht se jo. Kjo edhe është arsyeja që po presim propozimet tona të jenë pjesë e procesit të negociatave”, tha Putin gjatë një konference të përbashkët me kancelarin gjerman.

Duke folur pas takimit me Scholz, presidenti rus theksoi se SHBA-të dhe NATO-ja kanë refuzuar kërkesat e Moskës – që ta mbajnë Ukrainën dhe vendet tjera ish-sovjetike jashtë anëtarësimit në NATO, si dhe vendosjen e raketave përgjatë kufirit me Rusinë.

Në anën tjetër, Scholz thotë se është pajtuar për opsionin diplomatike. Sipas tij, lajmi për tërheqjen e trupave ruse janë “sinjal i mirë” – duke shtuar se shpreson se veprime tjera të ngjashme të ndodhin ditëve në vijim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori