LAJMI I FUNDIT:

Putin vazhdon me propagandën: Ukraina po kryen gjenocid në Donbasi

Putin vazhdon me propagandën: Ukraina po kryen gjenocid në Donbasi

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për kryerjen e akteve të gjenocidit kundër zonave të mbajtura nga rebelët e mbështetur nga Moska në rajonin lindor të Donbasit.

I pari shtetit rus ka vazhduar me retorikën dhe propagandën rreth krizës në kufirin me shtetin ukrainas, ku Rusia ka dislokuar mbi 100 mijë trupa ushtarake.

“Sipas mendimit tonë ajo që po ndodh tani në Donbas është gjenocid”, tha ai në konferencën për shtyp, raporton bbc.


Ai thotë se Rusia nuk dëshiron luftë dhe kështu ka paraqitur propozime për fillimin e një procesi negociator – por ai thotë se nuk ka pasur asnjë përgjigje konstruktive ndaj propozimeve të Rusisë.

Putini ka bërë akuza të ngjashme edhe më parë, në lidhje me çështjen e diskriminimit ndaj rusishtfolësve përtej kufijve të tij, shumë prej të cilëve jetojnë në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.

Kujtojmë se në dhjetor, presidenti pohoi se rusofobia ishte hapi i parë drejt gjenocidit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë

"Viti i vuajtjeve": Rrëfimi i palestinezëve të rraskapitur, një vit pas fillimit të luftës së Izraelit në Gaza

Botë
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Kalo në kategori