LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi kujton zgjedhjet e 14 shkurtit të një viti më parë: Kurti dështoi në ekonomi, arsim, diplomaci – pasqyrë është ikja e të rinjve

Krasniqi kujton zgjedhjet e 14 shkurtit të një viti më parë: Kurti dështoi në ekonomi, arsim, diplomaci – pasqyrë është ikja e të rinjve
Foto: Arkiv

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kujtuar 14 shkurtin e vitit të kaluar kur Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë me një diferencë të madhe me partitë tjera.

Krasniqi thotë se pas një viti asgjë nga ajo që u premtua nuk u realizua nga Kurti.

I pari i PDK-së thotë se 14 shkurti i vitit 2021 prodhoi një impuls, prapa të cilit nuk ka as vizion, as program, as agjendë, as zhvillim, as integrim, as punësim, por veç propagandë.


Ai thotë se Kurti dështoi në ekonomi, arsim, diplomaci, politika sociale.

“Me Albin Kurtin që sot qeveris Kosovën, pasi më 14 shkurt, një vit më parë, qytetarët u përcaktuan për një momentum tjetër – duke i dhënë një mbështetje të madhe impulsive Vetëvendosjes, marrëdhënia ndërmjet pushtetit dhe shtetit është shndërruar në marrëdhënie të shtetit në funksion të pushtetit”, shkroi i pari i PDK-së.

“Ekonomia që u trumbetua se do jetë e lirë dhe e drejtë, ka stagnuar dhe s’po arrin të kultivohet as si e drejtë, as si e lire”.

“Arsimi që premtohej të ishte konkurrent, vazhdon të jetë konkurrent vetëm si vlerë monetare në tregun e dijes”.

“Politika e jashtme që do të duhej ta shpërthente kinse-izolimin e Kosovës, si me mjeshtri aritmetike ka arritur ta izolojë Kosovën totalisht”.

“Asnjë projekt zhvillimor s’ka nisur, ndërsa Qeveria ka pamundësuar nisjen edhe të projekteve zhvillimore të sektorit privat”.

“Çmimet janë rritur dhe kanë vështirësuar jetën e qytetarëve, përderisa pagat janë cunguar e familjet kosovare janë ngarkuar së fundmi edhe me faturën e shtrenjtuar të energjisë elektrike”.

“Pasqyrë e kësaj periudhe njëvjeçare që nisi me premtime të mëdha, fatkeqësisht është edhe ikja masive nga Kosova e të rinjve, të cilët nuk po gjejnë dot një vend pune, as mbështetje, e as perspektivë nga Qeveria e “shpresës”, përderisa shpresën po e kërkojnë në dyert e ambasadave të huaja”.

“Për një vit, kemi parë një shumicë politike që shkel mbi çdo parim e premtim, që përfaqëson arrogancë e mungesë të kompetencës, që nuk e do shtetin e punën, që sulmon mediat, mendimin kritik, e që linçon dhe hakmerret ndaj kujtdo që mendon ndryshe”.

“Lista e zhgënjimeve është e gjatë. Nga kjo atmosferë e zymtë, me një Qeveri të paaftë, por të fortë në numra, Kosova po vendnumëron. Dhe, është vetëm viti i parë i kësaj qeverisjeje shterpë”.

Krasniqi i është kthyer edhe partisë së tij, duke numëruar sukseset që ka shënuar në zgjedhjet e fundit.

“Partia Demokratike e Kosovës ka punuar shumë që shoqëria politike kosovare ta ketë në qendër të karakterit të vet kulturën civile politike, e cila kultivon tolerancën, pranon ndryshimin demokratik dhe i përgjigjet nevojës për reflektim e ripërcaktim”.

“Mbi këto parime ne u udhëhoqëm edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, nga të cilat PDK-ja nuk arriti të marrë mjaftueshëm besimin e qytetarëve për t’i udhëhequr institucionet. Pavarësisht se kishim ofertën më të mirë politike, që u përgjigjej sfidave që kishte vendi, qytetarët u përcaktuan për një momentum tjetër – duke i dhënë mbështetjen impulsive Vetëvendosjes”.

“Më 14 shkurt 2021, PDK-ja nuk e gjeti momentin e saj, por ato zgjedhje ishin moment i ri edhe për PDK-në. Ne u jemi rikthyer fuqishëm qytetarëve në zgjedhjet lokale. E me vizionin tonë të palëkundur për Kosovën e zhvilluar, pa dyshim se qytetarët do t’i rikthehen fuqishëm PDK-së, si adresë e parë politike, kurdo që mbahen zgjedhjet tjera nacionale”.

“Të shpresojmë se deri atëherë, kjo Qeveri, përderisa s’ka fuqi t’i bëjë kurrfarë dobie Kosovës, së paku të përpiqet që mos t’i bëjë ndonjë dëm të pariparueshëm vendit tonë”, ka përfunduar Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori