Udhëheqësja e partisë së Listës “Guxo”, Donika Gërvalla ka deklaruar se nuk planifikojnë të bashkëpunojnë me ndonjë parti politike në vend, përveç partnerit të koalicionit, Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas aplikimit për regjistrim si parti politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Gërvalla ka thënë se themelimin zyrtar të kësaj partie kanë vendosur ta bëjnë në një vjetorin e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë për të shënuar, siç ka thënë ajo, suksesin e jashtëzakonshëm me Vetëvendosjen.
Gërvalla ka thënë se nuk janë të interesuar për bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti prej së cilës kanë dalur figurat që sot e përbejnë Listën “Guxo”.
Dallimi në mes dhe LDK-së është që ne jemi shumë më transparent, programi ynë është i orientuar në zhvillim ekonomik dhe shoqëror shumë më të përparuar, strukturat tona, statuti ynë është shumë më demokratik, jam pjesë e atij grupi brenda LDK-së që kemi bërë një luftë të madhe për ta reformuar nga brenda, për ta bërë me demokratike Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe nuk e shoh këtë bashkëpunim. Ne jemi përcaktuar për një partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje, këtë mandat do ta përfundojmë së bashku me një partneritet të ngushtë dhe një bashkëpunim të ngushtë, se çfarë na sjell e ardhmja unë nuk mund ta prejudikoj por nëse me pyesni sot edhe vitet e ardhshme ne do ta thellojmë bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk shohim momentalisht në skenën politike një partner serioz me të cilin do të mund t’i hynim sfidave që kërkohen”, ka thënë ajo”, ka thënë Gërvalla.
Në një konferencë për media, Gërvalla ka thënë me Lëvizjen Vetëvendosje pajtohen në shumë tema andaj janë të interesuar për thellimin e bashkëpunimit.
“Sa i përket datës 14 shkurt ne kemi vendosur pikërisht për të festuar atë arritje të jashtëzakonshme së bashku me partnerin tonë të koalicionit, Lëvizjen Vetëvendosje, themelimin e partisë ta bëjmë pikërisht me këtë datë. Sepse ajo çfarë ka ndodhur me datën 14 shkurt ka qenë e mundur vetëm nga bashkimi i këtyre dy subjekteve politike të cilat bazohen në një platformë të sinqertë të partneritetit në luftimin e krimit dhe korrupsionit në instalimin e shtetit ligjor, në trasimin e rrugës për një ekonomie zhvillim të qëndrueshëm e plot e plot tema të tjera në të cilat me partnerin tonë qeverisës Lëvizjen Vetëvendosje pajtohemi qind për qind madje edhe në detaje të vogla”, ka thënë ajo.
Donika Gërvalla ka thënë se e ka marrë përsipër drejtimin Listës “Guxo” deri në mbajtjen e kuvendit zgjedhor.
Gërvalla e cila e drejton Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet që lidhen me punën e saj si ministre, veç ka folur shkurt për dialogun me Serbinë.
Ajo ka thënë se zgjidhja e këtij procesi mund të jetë vetëm njohja e ndërsjellë.
“Nëse do të më pyesni cili është ndryshimi thelbësor që kam vërejtur gjatë punës sime në marrëdhëniet tona me partnerët ndërkombëtar do të thoja që ndryshimi kryesor është që nuk shihemi më vetëm në kontekstin e dialogut me Serbinë. Ne synojmë, ky është synimi ynë primar, që Kosova të shihet si e tillë, Kosova me potencialin e saj, me mundësitë e saj, më zhvillimin e saj, e jo si njëfarë aneksi i Serbisë me çështje të pazgjidhura që do të duhej zgjidheshin. Jemi shumë të përkushtuar që këtë temë të mos të ua lëmë gjeneratave të ardhshme, me mbështetjen e madhe që kemi si qeveri, si parti politike që përbëjnë qeverinë, jemi të sigurt që nuk do të mungojnë nga ne idetë dhe propozimet për një zgjidhje të mirë”, ka thënë Gërvalla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A