Konferenca e Rambujesë është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës.
Me 6 shkurt të vitit 1999 filloi punimet Konferenca e Rambujesë në afërsi të Parisit.
Konferenca synonte t’i jepte fund luftës në Kosovë dhe krijimin e kushteve për paqe afatgjatë.
Por të dyja palët kishin hezitimet e tyre nga ajo që u ofrohej nga marrëveshja.
Veprimtari dhe politikani Mehmet Hajrizi, i cili ishte pjesë delegacionit të Kosovës në Rambuje, thotë në një intervistë për Telegrafin se pala serbe e kundërshtonte rigorozisht sepse marrëveshja nuk i pëlqente në asnjë kapitull, por sidomos ky i fundit, ushtarak.
Derisa sipas tij pala kosovare kishte kërkuar dy javë pushim për tu kthyer në Kosovë, për t’u konsultuar më gjerësisht edhe me forcat në terren rreth nënshkrimit të marrëveshjes.
Por Hajrizi thotë se sekretarja Madeleine Albright, ishte e pranishme gjithë kohën aty dhe kërkonte që të nënshkruhej menjëherë marrëveshja.
“Të gjithë e kundërshtonim, duke u përpjekur që ta përmirësojmë përmbajtjen e marrëveshjes, dhe qëllimi ynë kryesor ishte që duke qenë marrëveshja kalimtare, duke garantuar që pas tri vitesh do të bisedohet edhe njëherë në plan dhe ndërmjetësim ndërkombëtarë, të i jepej e drejta popullit shqiptar të zhvillonte referendumin”, rrëfen Hajrizi.
Hajrizi thotë se përpjekjet e palës së Kosovës rezultuar me sukses pasi sipas tij u arritën disa ndryshime substanciale në marrëveshje, që në njëfarë forme i garantonte popullit të Kosovës të drejtën e vetëvendosjes.
“Diçka edhe ndryshoi sepse u fut në marrëveshje, që pas tri vitesh do të mblidhet edhe njëherë një konferencë e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht në të cilën do të vendosej statusi definitiv i Kosovës në pajtim me vullnetin e popullit të Kosovës dhe vendeve të rajonit. Ky formulim shkonte në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës, Albright na garantonte që për SHBA-në, kjo është e drejta e vetëvendosjes”.
Ashtu edhe siç pritej Serbia nuk e nënshkroi marrëveshjen e Rambujesë dhe pasuan bombardimet e NATO-s që çuan në një marrëveshje tjetër atë të Kumanovës.
Sipas Hajrizit Marrëveshja e Kumanovës ishte më e favorshme për Kosovën.
“Marrëveshja e Rambujesë ishte e keqe. Por meqë ishte e përkohshme, ne duhej ta pranonim dhe e pranuam ashtu siç ishte e keqe. Donim që kjo marrëveshje, sa më shpejt që është e mundur të “bombardohet”. Me fillimin e bombardimeve me 24 mars, ishte “bombarduar” edhe marrëveshja. Dhe kështu ndodhi, por Marrëveshja e Kumanovës, ishte larg Marrëveshjes së Rambujesë, sepse atje [në Rambuje] nuk ishte paraparë tërheqja e trupave serbe nga Kosova. Ishte paraparë që Kosova të mbetet brenda konfederatës, kurse tash forcat serbe dhe gjithë aparati sundues shtetëror po tërhiqej nga Kosova, dhe kjo ishte fitore shumë më e madhe se vetë Rambujeja. Rezoluta 1244, nuk ishte aq e pranueshme dhe e mirë për ne, por një gjë ishte e sigurt që objektivi politik i ndërkombëtarëve, posaçërisht i Amerikës, ishte që Kosova të pavarësohej. E dinim që ajo do të arrihej një ditë por që do të zgjaste një kohë”, tha tutje Hajrizi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'