LAJMI I FUNDIT:

Njohja e patentë shoferëve nga Gjermania, Osmani: Lajm shumë i mirë për mërgatën tonë

Njohja e patentë shoferëve nga Gjermania, Osmani: Lajm shumë i mirë për mërgatën tonë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar sot pas lajmit për njohjen e patentë-shoferëve të Kosovës nga Gjermania.

Osmani thotë se i është jashtëzakonisht mirënjohëse për bashkëpunimin e institucioneve gjermane në trajtimin e kësaj kërkese të kamotshme.


“Ky hap sot konfirmon besueshmërinë e institucioneve gjermane në procedurat dhe punën e institucioneve tona, e rrjedhimisht kontribuon në avancimin tutje të raporteve tona tashmë të shkëlqyeshme bilaterale”, shkruan Osmani në Facebook.

Lexoni të plotë postimin e presidentes:

Një lajm shumë i mirë për mërgatën tonë në Gjermani!

Sot në Bundesratin gjerman u dha drita e gjelbër për njohjen e patentë shoferëve në Kosovë.

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, në takimet me Presidentin Steinmeier, si dhe në takimet me ish- ministrin e punëve të jashtme, z. Maas fillimisht në Prishtinë me 22 prill të vitit të kaluar, e pastaj dhe gjatë qëndrimit tim në Berlin, kjo ishte një prej diskutimeve kryesore, e cila reflektonte edhe një prej brengave kryesore të mërgatës sonë atje.

Jashtëzakonisht mirënjohëse për bashkëpunimin e institucioneve gjermane në trajtimin e kësaj kërkese të kamotshme.

Ky hap sot konfirmon besueshmërinë e institucioneve gjermane në procedurat dhe punën e institucioneve tona, e rrjedhimisht kontribuon në avancimin tutje të raporteve tona tashmë të shkëlqyeshme bilaterale. Do të vazhdojmë punën në bashkëpunim me institucionet tjera në vend për tu siguruar që ky shembull të ndiqet edhe nga shtetet e tjera të BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Lajme
U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

Kronika e Zezë
Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Lajme
Kalo në kategori