LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve në përballjen Wolverhampton 0-1 Arsenal

Notat e lojtarëve në përballjen Wolverhampton 0-1 Arsenal
(Foto: Twitter/Wolves)

Arsenali është mjaftuar me një gol për të triumfuar përballë Wolverhampton Wanderers në Molineux Stadium.

Edhe pse Topçinjtë e fituan sfidën, notat mesatare të të dyja skuadrat janë të përafërta.


Golashënuesi Gabriel ka marrë vlerësimin më të lartë në takim, derisa pas tij ndodhet anësori i Wolves, Daniel Prodence.

Arsenali merr tri pikë të rëndësishme në udhëtim te Wolverhamptoni
Lexo po ashtu Arsenali merr tri pikë të rëndësishme në udhëtim te Wolverhamptoni

Gabriel Martinelli që u përjashtua me karton të kuq është lojtari me notën më të ulët, derisa Granit Xhaka ka marrë notë kaluese, porse nuk ishte në grupin e të mirëve.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve në takimin Wolverhampton Wanderers 0-1 Arsenal. /Telegrafi/