LAJMI I FUNDIT:

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, Osmani: Tarifat nuk duhet të vlejnë për pranverë

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, Osmani: Tarifat nuk duhet të vlejnë për pranverë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – ZRrE, për bllok tarifat e reja, ku nga data 9 shkurt, qytetarët të cilët do të shpenzojnë më shumë se 800kWh në muaj, do të paguajnë faturat e energjisë elektrike me çmim më të lartë.

Osmani ka thënë se komentet që ka dërguar presidenca janë marrë parasysh pjesërisht, teksa tha se këto tarifa nuk do të duhet të vlejnë edhe për pranverë, transmeton Telegrafi.

“Në rastin konkret e vetmja kompetencë e jona ka qenë të dërgojmë komente në ZRRE, që është organ i pavarur. Ne kemi besuar se sikur të ishin rikthyer tri bllogjet tarifore do të kishte ndarje më të barabartë të përgjegjësisë, komentet tona janë marrë parasysh pjesërisht. Ky rishikim i tarifave nuk do të duhet të vlejnë për pranverë, kur konsumi është më i ulët, duhet që ZRRE të rishikojë këto tarifa”, deklaroi presidentja në RTK.


Ndryshe, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) në mbledhjen e fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh.

Sipas ZRrE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja. Vendimi për tarifat e reja të energjisë elektrike ka hyrë në fuqi më 09 shkurt dhe do të zbatohet deri më 31 mars 2022./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori