LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë voton sot ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të Vettingut

Kuvendi i Shqipërisë voton sot ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të Vettingut

Kuvendi i  Shqipërisë pritet të votoj sot propozimet e Partisë Socialiste për disa ndryshime në Kushtetutë që do të mundësonin zgjatjen e afateve të Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pjesë e Reformës në Drejtësi.

Partia Demokratike po ashtu pritet të mbështesë zgjatjes e afateve të Vettingut, ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar vazhdimisht takime me diplomatët e huaj në ditët e fundit.

Nga ana tjetër grupi i Sali Berishës ka dalë hapur kundër zgjatjes së afateve të Vettingut.


Mbështetësi i Berishës, deputeti Edi Paloka ka deklaruar qëndrimin kundër, ndërsa e konsideron Vettingun një “komision të përbërë nga familjarë të afërt të qeveritarëve që ka marrë vendime politike”.

Dy ditë më parë, delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të miratojnë vendimin për zgjatjen e afateve.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, BE-ja dhe SHBA-ja janë shprehur se Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një element themelor i Reformës në Drejtësi.

Në përmbyllje deklarata thekson se vota për zgjatjen e Vettingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori