LAJMI I FUNDIT:

Përpjekja e PSG-së për të mbajtur me çdo kusht Mbappen mund të shqetësojë Messin dhe Neymarin

Përpjekja e PSG-së për të mbajtur me çdo kusht Mbappen mund të shqetësojë Messin dhe Neymarin

Nuk është më sekret që sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i skadon kontrata verën e ardhshme, por klubi francez është i vendosur ta mbajë, edhe nëse kjo gjë do ta shqetësojë Lionel Messin gjatë këtij procesi.

Real Madridi ka qenë shumë i hapur në ndjekjen e Mbappes dhe është i gatshëm t’i ofrojë atij një kontratë që do ta tejkalonte marrëveshjen e tij aktuale me PSG-në dhe do ta afronte atë me paratë që merr Neymar në këtë klub.

Plani i PSG-së për Mbappen


Plani i parisienëve për ta kundërshtuar largimin e tij është mjaft i guximshëm: ata synojnë ta tundojnë 23-vjeçarin për të zgjatur qëndrimin e tij në Francë duke i ofruar një kontratë afatshkurtër si lojtari më i paguar i skuadrës.

PSG -ja është e përgatitur jo vetëm që të shfryjë ofertën e Real Madridit në një afat të shkurtër, por ta vendosë francezin më të paguar se Neymar dhe Lionel Messi.

Messi fiton rreth 41 milionë euro në vit, ndërsa Mbappe aktualisht është me një pagë vjetore prej 18 milionë eurosh.

Është një ofertë astronomike dhe tregon vendosmërinë, ose ndoshta dëshpërimin e PSG -së, për të mbajtur yllin e tyre të ri edhe për pak kohë.

Gjithashtu shtrohet pyetja: si do të reagonin Messi dhe Neymar kur shoku i tyre i ri i skuadrës të bëhej befas lojtari më i paguar në skuadër? Kjo mund të ndryshojë potencialisht dinamikën dhe hierarkinë e skuadrës, por është qartë një rrezik që klubi parizian është i përgatitur të marrë.

Mbappe së fundmi insistoi se ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Ndërkohë, në fushë, javën e ardhshme PSG do ​​të përballet me askënd tjetër përveç Real Madridit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Kalo në kategori