LAJMI I FUNDIT:

Biden: Gjermania një prej aleatëve më të ngushtë, punojmë në zbehjen e agresionit rus dhe promovimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Biden: Gjermania një prej aleatëve më të ngushtë, punojmë në zbehjen e agresionit rus dhe promovimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë duke diskutuar për krizën në Ukrainë, pas kërcënimeve nga ana e Rusisë për një pushtim të mundshëm.

Ishte Joe Biden që priti në Shtëpinë e Bardhë kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili udhëtoi për në Washington për të diskutuar për sigurinë në Evropë, transmeton Telegrafi.

“Gjermania është një prej aleatëve më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara. Jemi duke punuar së bashku për të zbehur agresionin rus në Evropë dhe të promovojmë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Biden.


Në anën tjetër, kancelari gjerman ka paralajmëruar nëse Ukraina sulmohet, do të ketë pasoja të mëdha.

“Qëllimi është se duhet të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri, para se gjithash në mënyrë unanime. Do të jetë një çmim i lartë nëse Ukraina sulmohet”, tha Scholz. /Telegrafi/