LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon tri kadetet e FSK-së: Sa më të suksesshme ato, më shumë siguri për ne dhe më mirë për imazhin e shtetit

Osmani takon tri kadetet e FSK-së: Sa më të suksesshme ato, më shumë siguri për ne dhe më mirë për imazhin e shtetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim tri kadetet e FSK-së, të cilat treguan sukses gjatë studimeve në fushën e sigurisë në SHBA dhe Turqi.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha, janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë tona.

“Sa më të suksesshme ato, më shumë siguri për ne dhe më mirë për imazhin e shtetit”, ka shkruar Osmani.


Postimi i plotë:

Kënaqësi dhe krenari e jashtëzakonshme takimi me tri kadetet e FSK-së, të cilat na e zbardhën fytyrën, me suksesin e treguar gjatë studimeve në fushën e sigurisë në SHBA dhe Turqi.

Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha, janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë tona.

Kosova ka nevojë për sa më shumë vajza e gra të përfshira në sektorin e sigurisë, prandaj mora konfirmimin e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme. Sa më të suksesshme ato, më shumë siguri për ne dhe më mirë për imazhin e shtetit! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Kalo në kategori