LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon presidenti i skuadrës turke: Kishim marrëveshje për huazimin e Dele Alli, Lampard prishi gjithçka

E konfirmon presidenti i skuadrës turke: Kishim marrëveshje për huazimin e Dele Alli, Lampard prishi gjithçka

Dele Alli është bashkuar me Evertonin në minutat e fundit të afatit kalimtar dimëror.

Mesfushori anglez iu bashkua skuadrës nga Goodison Park si huazim nga Tottenham Hotspur me mundësi blerje.


Por Alli ka mundur të jetë tani pjesë e skuadrës turke Adana Demirspor së bashku me Mario Balotellin dhe portierin e Kosovës, Arijanet Muric.

Gjithçka ishte e kryer mes klubeve, ku Alli do t’i bashkohej Adanas si huazim deri në qershor. Këtë e ka konfirmuar presidenti i Adana Demirspor, Murat Sancak.

“Ne bëmë një marrëveshje me Tottenhamin për Dele Alli. Do të vinte në formë huazimi, edhe vëllai i tij i madh erdhi në Turqi dhe transferimi thuajse kishte përfunduar”, deklaroi Sancak.

Por zyrtarizimi i Frank Lampard si trajner i Everton ka prishur planet e skuadrës turke. Trajneri anglez e bindi mesfushorin që t’i bashkohet atij në Goodison Park.

“Por pikërisht atëherë kur po përgatiteshim për huazimin e Alli, Frank Lampard u bë trajner i ri i Evertonit dhe e bindi lojtarin t’i bashkohej atyre”, tha Sancak. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori