LAJMI I FUNDIT:

Memli Krasniqi tregon pse iu anulua vizita te Thaçi e Veseli në Hagë

Memli Krasniqi tregon pse iu anulua vizita te Thaçi e Veseli në Hagë

Kanë kaluar më shumë se një vit që kur dy ish-kryetarët e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po mbahen në paraburgim në Hagë.

Kryetari aktual i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se mungesa e tyre është shumë e madhe dhe e ndjen edhe emocionalisht atë.

Krasniqi beson që ata po mbahen padrejtësisht në dhomat e Gjykatave Speciale dhe së paku duhet tu jepet mundësia të mbrohen në liri.


“Unë kam kontaktuar në mënyrë sporadike me z. Veseli dhe me z. Thaci pasi që kam marrë përgjegjësinë e kryetarit të PDK-së. Më herët kam komunikuar më shpesh, dëgjohemi me ta herë pas here, sepse ju duhet ta konsideroni edhe diçka, përtej që kam bashkëpunuar me ta dhe kam qenë nënkryetar i të dyve. Unë kam edhe raporte miqësore dhe personale me ta. Andaj mungesën e tyre e ndjej edhe në aspektin emocional dhe personal përtej atij vetëm politik dhe normalisht, që pres me padurim që të shkoj t’i vizitoj në Hagë”, tha Krasniqi në ATV.

Ai tregoi se ka pasur një vizitë te planifikuar të dy ish-krerët e PDK-së në fillim të muajit dhjetor por ishte anuluar për shkak të shfaqjes së rasteve me COVID.

“Unë duhej të isha në vizitë te ta në fillim të dhjetorit, por për shkak që pati raste të COVID-it brenda, u anulua dhe ende qëndron në fuqi e drejta e vetëm ekipit mbrojtës dhe familjes së ngushtë që t’i vizitojë por realisht mungesën e tyre e kemi edhe në kuptimin emocional dhe personal”, shtoi Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen

Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen

Lajme
“Biznes global me vlerë 44-70 miliardë euro”- Mediat e huaja jehonë anijes me mbetje të rrezikshme në Durrës

“Biznes global me vlerë 44-70 miliardë euro”- Mediat e huaja jehonë anijes me mbetje të rrezikshme në Durrës

Lajme
Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Kronika e Zezë
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Lajme
Numër i lartë i armëve pa leje në Kosovë, policia konfiskon mijëra çdo vit

Numër i lartë i armëve pa leje në Kosovë, policia konfiskon mijëra çdo vit

Lajme
Aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë, të dyshuar për

Aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë, të dyshuar për "Marrje ryshfeti" në pikën kufitare Vërmicë

Lajme
Kalo në kategori