Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, në një konferencë për shtyp në Beograd, deklaruan se në Prishtinë dhe Beograd kanë thënë se gjithçka që është rënë dakord duhet të përmbushet.
“Gjithçka që është rënë dakord duhet të zbatohet dhe do të zbatohet dhe kjo është pjesë e procesit që duhet të zhvillohet paralelisht me negociatat për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme”, tha Lajçak.
Sipas Escobar, qëndrimi amerikan është se duhet të diskutohet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Ne nuk kemi një vizion se si kjo duhet të realizohet në realitet, është te të dyja palët të diskutojnë në dialog që mbështet nga BE-ja, por ne do të mbështesim çdo marrëveshje – politikisht, financiarisht dhe teknikisht”, tha Escobar në konferencën për media në Beogradi, transmeton Telegrafi.
Të pyetur për votimin e qytetarëve serbë në Kosovë, Escobar tha se të gjithë njerëzit në rajon duhet të kenë mundësi të votojnë hapur, lirisht dhe lehtë në zgjedhjet në të cilat kanë të drejtën e votës, kurse Lajçak tha se u takon të dyja palëve të arrijnë një konsensus për modalitetet për këtë.
Lajçak theksoi se është bërë shumë dhe se është optimist para raundit të ardhshëm të dialogut (për të cilin ende nuk dihet se kur do të mbahet).
“Ne mirëpresim angazhimin e Serbisë për dialog dhe – këtë e përsëritën të gjithë bashkëbiseduesit tanë dje dhe sot, presidenti Vuçiq, kryetari i Kuvendit Ivica Daçiq, Ana Brnabiq dhe Petkoviç. Ne duam të shohim përparim të shpejtë… dhe e kemi thënë qartë në Prishtinë dhe Beograd se gjithçka që është rënë dakord në të kaluarën duhet të zbatohet”, deklaori Lajçak.
Emisari evropian shtoi se ata duan të shohin përparim në arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obligative mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak tha se shohin përfitime nga marrëdhëniet ekonomike dhe më shumë tregti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Ne shohim që bashkëpunimi ekonomik është një nga historitë më të suksesshme deri më tani në dialog dhe për këtë kam biseduar sot me komunitetin e biznesit”, shtoi ai.
Gabriel Escobar tha se kjo ishte hera e tij e parë në Serbi në këtë rol dhe se mendonte që është shumë e rëndësishme të vinte me kolegun e tij Lajçak sepse kjo tregon “unitetin dhe solidaritetin midis BE-së dhe SHBA-së” me besimin se Ballkani duhet të jetë pjesë e komuniteteve evropiane.
“Ne besojmë se rruga e Serbisë dhe Kosovës është drejt kësaj [BE-së] , përmes dialogut”, deklaroi më tej.
“Shpresojmë, se rezultatet e bisedimeve në këtë dialog do të hapin potencialin e madh që ka ky rajon për zhvillim ekonomik dhe integrim më të madh në BE”, u shpreh ai.
“Qëndrimi ynë është që gjithçka që është rënë dakord në dialog duhet të zbatohet dhe ky është mesazhi që e kemi përcjellë në Prishtinë”, tha Escobar, kur është pyetur për Asociacionin.
Duke folur për zgjedhjet [votimin e serbëve në zgjedhjet presidenciale në Serbi], Lajçak tha se “njerëzit duhet të kenë të drejtën të marrin pjesë në proceset demokratike në të cilat ata kanë të drejtën e votës, dhe ne ua kemi përcjellë këtë partnerëve tanë – se ekziston një praktikë e mirë demokratike që i lejon njerëzit të votojnë edhe nëse jetojnë diku tjetër”.
“Duhet të arrihet një konsensus për modalitetet, dhe kjo është çështje e dyja palëve, kurse BE-ja dhe SHBA-ja janë të gatshme të bëjnë pjesën e tyre të punës. Kur është fjala për vazhdimin e dialogut, si presidenti Vuçiq ashtu edhe kryeministri Kurti kanë thënë vazhdimisht se janë të gatshëm të vijnë në Bruksel, kurdo që t’i ftojmë. Të dy janë të përkushtuar ndaj procesit, e kuptojnë se sa i rëndësishëm është dhe cilat janë pritshmëritë e qytetarëve”, tha Lajçak.
“Kujtojeni se pas dy takimeve vitin e kaluar, ne thamë se donim që takimi i tretë të sjellë rezultate konkrete dhe muajt e fundit kemi punuar në këtë. Kishte procese dhe progres në ndërkohë, kam qenë i përfshirë në procese diplomatike si me Prishtinën ashtu edhe me Beogradin dhe sot mund të them që jam optimist. Çështja është se kur, dhe jo nëse do të ndodhë ai takim. Edhe Prishtina edhe Beogradi e kanë konfirmuar dhe është e qartë se cili do të jetë rezultati dhe është e qartë për të gjithë, nuk ka dyshim. Nuk i iki asnjëherë përgjegjësisë personale, por më lejoni të them se ky është një dialog i ndërmjetësuar nga BE-ja, pronarët e dialogut janë Beogradi dhe Prishtina, dhe ne jemi këtu që marrëveshja të jetë e bazuar sipas normave evropiane, dhe ne duhet t’i ndihmojmë ata të përshpejtojnë procesin e integrimit. Nuk mund t’i detyroj të marrin pjesë në dialog nëse nuk duan. Unë jam gati të bëj atë që është e imja, asgjë nuk na është imponuar, ne nuk po e vendosim agjendën”, deklaroi Lajçak./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj