LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori Lumezi dhe ambasadori amerikan biseduan për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Kryeprokurori Lumezi dhe ambasadori amerikan biseduan për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar takim virtual me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ku është biseduar për forcimin e sundimit të ligjit në vendin tonë.

Gjatë bisedës, kryeprokurori Lumezi, duke e vlerësuar lart kontributin dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës, veçmas për ato të drejtësisë, e njoftoi konkretisht ambasadorin Hovenier për punën, të arriturat, sfidat dhe objektivat e Prokurorit të Shtetit.


Sipas komunikatës, pjesë bisedës ishte edhe angazhimi i Prokurorit të Shtetit në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve të tjera të rënda.

“Në këtë kontekst, palët patën diskutime të frytshme dhe konstruktive për nevojën e forcimit të sundimit të ligjit, administrimin efikas të drejtësisë dhe konsolidimin e pavarësisë institucionale”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Sipas komunikatës, ambasadori Hovenier vlerësoi progresin e arritur në sistemin e drejtësisë dhe siguroi Kryeprokurorin e Shtetit që  SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin sistemin prokurorial.

Kryeprokurori i Shtetit  dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, shprehën vullnetin e përbashkët për të punuar ngushtë në të gjitha çështjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori