LAJMI I FUNDIT:

Man City bën një ofertë të pa rezistueshme për Haalandin

Man City bën një ofertë të pa rezistueshme për Haalandin

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland do të jetë shumë i kërkuar këtë verë dhe Manchester City është njëri nga klubet më të interesuara.

Haaland ka shkëlqyer viteve të fundit te Dortmundi duke u bërë njëri nga sulmuesit më të mirë në botë dhe me më shumë gola të shënuara.

Paraqitjet e tij brilante në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve kanë bërë shumë klube evropiane të duan transferimin e tij.


Sipas Todofichajes, City është gati ta bëjë Haalandin njërin nga lojtarët më të paguar në Ligën Premier, pasi ata përpiqen ta rrëmbejnë nga Dortmundi këtë verë.

Kampionët e Ligës Premier janë të etur për të blerë sulmuesin norvegjez dhe ia kanë thënë tashmë agjentit të tij Mino Raiola.

City është gati t’i paguajë Haalandit një pagë bazë prej më shumë se 20 milionë funtesh në sezon për pesë vjet, njësoj si fituesi më i madh i ekipit, Kevin De Bruyne.

Vetëm Cristiano Ronaldo fiton më shumë në Ligën Premier dhe është një shifër që Barcelona, ​​Real Madrid dhe Paris Saint-Germain mund të kenë vështirësi për të përballuar. /Telegrafi/