Guvernatori i Bankës Qendrore, Gent Sejko tha se inflacioni në Shqipëri parashikohet të kthehet brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3 për qind duke filluar nga viti 2023.
“Kthimi dhe stabilizimi i inflacionit rreth objektivit do të mbështetet nga reduktimi i goditjeve të ofertës dhe nga balancimi i mirë i kërkesës dhe ofertës në ekonominë shqiptare,” sqaroi Sejko.
Guvernatori Sejko tha gjithashtu se rritja e inflacionit ka rezultuar më e fortë se parashikimet, por megjithatë Banka e Shqipërisë i qëndron projeksionit bazë se këto goditje do të zbuten deri në mesin e këtij viti.
Inflacioni në vend shënoi një rritje të shpejtë gjatë tremujorit të katërt te vitit te kaluar, duke arritur vlerën 3.7 për qind në muajin dhjetor, tha Sejko, duke shtuar se norma e inflacionit pritet të mbetet mbi objektivin prej 3 për qind gjatë vitit aktual, si pasojë e çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare.
Ne anën tjetër, Sejko shtoi se aktiviteti i brendshëm ekonomik po zgjerohet me ritme relativisht solide. “Analizat tona tregojnë se vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend ka kaluar tashmë nivelin e tij të para-tërmetit e para-pandemisë, si në nivel agregat dhe në nivel sektorial, duke ilustruar rimëkëmbjen e shpejtë të kërkesës dhe ndikimin e pakët strukturor që këto goditje kanë lënë në strukturën prodhuese të ekonomisë. Në tërësi, bilancet e sektorit privat mbeten të shëndetshme, sikundër ilustrohet nga rritja e depozitave dhe rënia e kredive me probleme, ndërsa ecuria e besimit të biznesit është konsistente me një zgjerim të mëtejshëm të prodhimit”, shpjegoj Sejko.
Sipas Guvernatorit, rritja e ekonomisë ka sjellë përmirësimin e treguesve të tregut të punës.
Ekonomia shqiptare parashikohet të ndjekë një trajektore rritëse edhe gjatë viteve në vijim, tha Sejko. Ai shtoi se rritja e aktivitetit pritet të mbështetet si nga kërkesa e brendshme dhe nga ajo e huaj, duke pasqyruar kushtet e favorshme të financimit, përmirësimin e besimit dhe të bilanceve të sektorit privat, si dhe rritjen e kërkesës në ekonomitë partnere. “Përkundrejt niveleve të larta të vitit 2021, normat e rritjes ekonomike pritet të vijnë në reduktim gjatë vitit 2022 e në vazhdim.”
Ndërkohë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 0.5 për qind si dhe normat e interesit të depozitave dhe të kredive njëditore, respektivisht në nivelet 0.1 për qind dhe 0.9 për qind, duke shtyrë edhe pak në kohë procesin e pritshëm të tërheqjes së stimulit monetar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rritja ekonomike për vitin 2021 parashikohet të jetë në nivelin 8.6 për qind. Rritje pritet të ngadalësohet në rreth 4.1 për qind në vitin 2022, ndërkohë që në vijim rritja do të normalizohet në nivelin 4 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker