Burri shtatzënë në mesin e emoji-ve që do të vijnë për përdoruesit e iPhone
Një burrë shtatzënë është në mesin e 37 emoji-ve të rinj që do të publikohen për përdoruesit e iPhone.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, modelet e Apple në emoji-t e reja, tani janë të disponueshme në një version beta të përditësimit të softuerit iOS 15.4.
I lansuar të enjten, versioni beta është një mundësi për Apple që të testojë veçoritë e reja të softuerit te disa përdorues përpara lansimit të plotë më vonë në pranverë.
Burri shtatzënë dhe personi shtatzënë e nënkuptojnë se “shtatzënia është e mundur për disa burra transgjinorë dhe njerëz jobinarë”, thotë Emojipedia, e cila është pjesë e Konsorciumit Unicode me bazë në Kaliforni, banka qendrore e të gjitha emoji-ve të miratuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251