“New York Times” blen lojën popullore të fjalëve “Wordle”, me një shumë që thuhet të jetë me shtatë shifra
New York Times ka blerë lojën popullore të fjalëve Wordle për një shumë të pazbuluar por që thuhet të jetë me shtatë shifra.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, loja e lirë dhe e thjeshtë u krijua nga inxhinieri i softuerit Josh Wardle.
Ajo u lëshua tetorin e kaluar dhe tani mburret me miliona lojtarë.
Wardle tha se suksesi i lojës kishte qenë “pak dërrmues” dhe se ai ishte “tepër i kënaqur” për të njoftuar marrëveshjen me New York Times.
Ndërsa botuesi i gazetës tha se loja fillimisht do të mbetej e lirë për t’u luajtur.
Loja sfidon lojtarët të gjejnë një fjalë me pesë shkronja në gjashtë supozime.
Një enigmë e re publikohet çdo ditë dhe lojtarët mund të postojnë sa shpejt e zgjidhën në mediat sociale – por në një mënyrë që nuk ndikon në përgjigjen për ata që ende luajnë.
Wardle njoftoi marrëveshjen në një deklaratë të postuar në Twitter, duke thënë se ai “kishte admiruar prej kohësh qasjen e NYT ndaj lojërave të tyre dhe respektin me të cilin ata trajtojnë lojtarët e tyre”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
iPhone 4 SE i Apple do të jetë më i shtrenjtë se paraardhësi i tij
Ligji i parë global për Inteligjencën Artificiale – çfarë synon me këtë hap inovativ Bashkimi Evropian?
Shkarkoni iOS 17.5.1 tani për të rregulluar problemin e rishfaqjes së fotove të fshira
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251