LAJMI I FUNDIT:

Manchester United teston Wolvesin me një ofertë të lartë për Ruben Neves

Manchester United teston Wolvesin me një ofertë të lartë për Ruben Neves

Manchester United e ka seriozisht transferimin e mesfushorit portugez Ruben Neves.

Mesfushori portugez pëlqehet shumë nga trajneri Ralf Rangnick i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.


Gazeta prestigjioze angleze The Sun ka raportuar se United gjatë ditës së sotme ka nisur një ofertë zyrtare në drejtim të Wovlerhampton për Ruben Neves.

Djajtë e Kuq duan me çdo kusht transferimin e Neves dhe kjo ofertë është vetëm fillestare.

Gjithnjë sipas mediave angleze, kjo ofertë mund të rritet gjatë orëve në vijim nga Djajtë e Kuq.

24-vjeçari është pjesë e Wolves që nga viti 2017 dhe dëshiron të bëj një hap më të madh në karrierë.

Ai këtë edicion ka treguar formë të lartë, ku në 21 ndeshje ka shënuar edhe dy gola e ka dhuruar një asistim.

Në Ishull janë të bindur që Neves këtë afat kalimtar do t’i bëjë presion klubit aktual që ta lejojnë kalimin në Old Traford. /Telegrafi/