LAJMI I FUNDIT:

Caicedo arrin për teste mjekësore te Interi

Caicedo arrin për teste mjekësore te Interi

Felipe Caicedo është në prag të kalimit te Interi në formë huazimi nga Genoa dhe tashmë ka filluar testet mjekësore me Nerazzurrët.

Caicedo mbërriti mëngjesin e sotëm në klinikën Humanitas në Rozzano për t’iu nënshtruar pjesës së parë të ekzaminimeve mjekësore me kampionët e Serie A.

Ish-sulmuesi i Lazios i bashkohet Interit në një marrëveshje huazimi të thjeshtë deri në fund të sezonit.


Sipas Il Corriere dello Sport, Interi do të paguajë një pagë prej 750 mijë eurosh deri në qershor, aq sa ka kursyer nga huazimi i Stefano Sensit në Sampdoria.

Caicedo do t’i japë më shumë thellësi sulmit të Simone Inzaghit, duke qenë se Joaquin Correa është jashtë fushave për të paktën një muaj.

Interi ka qenë mjaft i ngarkuar në afatin kalimtar të janarit pasi dje ka njoftuar nënshkrimin e Robin Gosens nga Atalanta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori