LAJMI I FUNDIT:

Juve po përgatitet për largimin e Dybalas?

Juve po përgatitet për largimin e Dybalas?
(Foto: Football Italia/JuventusFC)

E ardhmja e Paulo Dybalas vazhdon të jetë pjesë e spekulimeve, ndërsa strategjia transferuese dhe pagat e lojtarëve, sugjerojnë se Juventusit është duke e planifikuar të ardhmen pa të.

Shefi ekzekutiv, Maurizio Arrivabene, dëshiron zvogëlimin e pagave për disa lojtarë, ashtu që në ofertën e re për argjentinasin është tërhequr nga kushtet fillestare.


Klubi i kishte ofruar 10 milionë euro në sezon për ‘La Joya’, mirëpo tashmë nuk mund ta paguajë atë shumë. Prandaj largimi i 28-vjeçarit është një opsion real.

(Foto: Instagram/paulodybala)

Dusan Vlahovic, është lidhur shumë me një transferim te Zonja e Vjetër që do të thotë se argjentinasi është rrugës për t’u larguar.

Kthesë e re në sagën për kontratën e Dybalas që vë në dyshim qëndrimin e tij te Juve
Lexo po ashtu Kthesë e re në sagën për kontratën e Dybalas që vë në dyshim qëndrimin e tij te Juve

Sipas La Gazzetta dello Sport, Bianconerët kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Fiorentinas në janar me një marrëveshje prej shtatë milionë eurosh në vit.

Megjithatë, Viola kërkon vetëm shitjen e lojtarit për 70milionë euro dhe nuk do të paranojë ofertë shkëmbimi apo huazim. /Telegrafi/