Agjencia për Informim dhe Privatësi nuk ka qenë e ftuar për konsultim gjatë hartimit të projektligjit për Inspektimin Administrativ.
Nga ky institucion në një përgjigje për RTV Dukagjinin thonë se nëse ligji hynë në fuqi duhet të merren për bazë disa çështje.
Partitë opozitare kanë vazhduar kritikat për ligjin që pritet të procedohet tutje në Qeveri nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Nuk duhet të tentojmë që përmes metodave policore të disiplinojmë administratën. Kjo është mosbesim ndaj administratës dhe mosbesim njerëzor ndaj qindra ekspertëve që punojnë në administratën e Kosovës”, deklaroi deputeti i PDK-së, Ferat Shala, përcjell Telegrafi.
Nga AAK shkuan edhe më tej duke e krahasuar inspektoratin në fjalë me policinë sekrete naziste e njohur si Gestapo.
“Kjo është një nismë “Gestapo” e Qeverisë Kurti”, ka deklaruar Besnik Tahiri.
Kritika ndaj projektligjit në fjalë kanë adresuar edhe nga shoqëria civile.
Poashtu kryetarët e komunave po kundërshtojnë Projektligjin për Inspektimin Administrativ.
Ata njëzëri, përveç atyre që i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, kanë votuar kundër këtij projektligji, i cili sipas tyre cenon të drejtat bazë të administratës shtetërore në Kosovë.
Madje komunat konsiderojnë se ky projektligj po hartohet me qëllim që të frikësohen shërbyesit civilë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit