LAJMI I FUNDIT:

Feng Shui – ku duhet t‘i mbani librat: Kini kujdes për këtë, mund të sjellë energji negative dhe konfuze!

Feng Shui – ku duhet t‘i mbani librat: Kini kujdes për këtë, mund të sjellë energji negative dhe konfuze!

Nëse doni të siguroni rrjedhën e mirë të energjisë në shtëpi, ky është vendi ku të vendosni një raft librash sipas Feng Shui-t

Shumë prej nesh kanë një dilemë se ku të vendosin raftet e librave në banesë, ata zakonisht zgjedhin vendin që u ka mbetur pasi vendosin ato pjesët kryesore të mobilieve në dhomë. Megjithatë, në këtë mënyrë ju mund të bllokoni energjinë pozitive, transmeton Telegrafi.


Sipas Feng Shui-t duhet t’i kushtoni vëmendjen më të madhe orientimit në hapësirë për të siguruar prosperitet dhe përparim.

Prandaj, raftet e librave, si një zgjatim i krijimtarisë dhe imagjinatës sonë, duhet të vendosen në një dhomë të ndritshme dhe të ajrosur, ku energjia krijuese mund të rritet dhe të ndikojë pozitivisht në energjinë tonë.

Disa nga teoritë më të famshme të Feng Shui-t përdorin orientime kardinale për të krijuar tetë pjesë specifike të dhomës.

Çdo drejtim thuhet se ka cilësi unike pozitive apo negative. Brenda kësaj teorie, Perëndimi duhet të jetë drejtimi i krijimtarisë. Vendosja e një rafti librash në pjesën perëndimore të dhomës do të rrisë rrjedhën e energjisë krijuese dhe intelektuale.

Nëse jeni shumë krenarë për koleksionin tuaj të librave, vendosni një raft në pjesën qendrore të shtëpisë, në mënyrë që t’ju sjellë gëzim sa herë që hyni në dhomë. Energjia që ndjeni kur shihni një raft librash të spikatur do të reflektohet përsëri në dhomë, duke rritur energjinë pozitive dhe gëzimin në hapësirë. Një vend i mirë është afërsia e hyrjes së përparme të shtëpisë. Ky vend pasqyron rrjedhën e energjisë pozitive dhe inkurajon të menduarit krijues

Në praktikën e Feng Shui, rrëmuja shkakton energji negative dhe konfuze, e cila mund të bllokojë rrjedhën pozitive të energjisë nëpër dhomë. Kjo i referohet rrëmujës në dhomë, por edhe rrëmujës në raftet e librave. Prandaj, për të maksimizuar rrjedhën e energjisë pozitive, duhet të pastroni rregullisht raftet dhe librat dhe të hiqni qafe ato të vjetra dhe të grisura që nuk i përdorni.

Duke mbajtur libra të tillë, ju lejoni që energjia e vjetër dhe negative të zërë rrënjë në hapësirën tuaj të jetesës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori