LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët dërguan “armë mbrojtëse vdekjeprurëse” në Ukrainë – kjo është vetëm dërgesa e parë prej 200 milionë dollarëve

Amerikanët dërguan “armë mbrojtëse vdekjeprurëse” në Ukrainë – kjo është vetëm dërgesa e parë prej 200 milionë dollarëve

Ngarkesa e parë e paketës së mbështetjes së sigurisë amerikane për Ukrainën në vlerë 200 prej milionë dollarësh ka mbërritur në Kiev, njoftoi sot Ambasada Amerikane.

Dorëzimi erdhi pas vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në Kiev mes shqetësimeve nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë për dhjetëra mijëra trupa ruse në kufirin me Ukrainën. Rusia mohon planifikimin e një ofensive të re ushtarake.

Paketa e ndihmës prej 200 milionë dollarësh u miratua nga Uashingtoni në muajin dhjetor. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë një ndihmë të tillë për të mbështetur forcat e armatosura ukrainase në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës nga agresioni rus”, njoftoi Ambasada Amerikane në Kiev.


Në njoftim thuhet se dërgesa përmban “ndihma vdekjeprurëse të sigurisë dhe municione të destinuara për mbrojtjen ukrainase”. Ministri ukrainas i Mbrojtjes falënderoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën e dhënë.

“Siç i tha Presidenti Biden, Presidentit Putin, në rast të një pushtimi rus të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë ndihmë Ukrainës dhe do t’i dërgojnë asaj edhe më shumë mbrojtje”, shkruan në një deklaratë të Ambasadës Amerikane në Kiev.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ishte mirënjohës ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden për ndihmën “e paprecedentë” diplomatike dhe ushtarake.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë të angazhuara javët e fundit në aktivitete diplomatike me Rusinë për çështjen e Ukrainës. Vendet perëndimore kanë frikë se Moska po planifikon një sulm të ri ndaj Ukrainës, të cilën e pushtoi në vitin 2014 dhe aneksoi Krimenë. Rusia e mohon këtë, por thotë se mund të ndërmarrë veprime të pacaktuara ushtarake nëse nuk plotësohen kërkesat e sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Azia
Kalo në kategori