LAJMI I FUNDIT:

Masat e reja anti-COVID: Restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:00, kufizimi i qarkullimit nga ora 22:00

Masat e reja anti-COVID: Restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:00, kufizimi i qarkullimit nga ora 22:00

Pas rritjes shqetësues të rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur masa shtesë mbrojtëse kundër COVID-19.

Më kuadër të masave të reja kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.


Ndërkaq shërbimet e gastronomisë, kafiteritë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, muzika nëpër lokale lejohet vetëm deri në orën 20:30.

Masat e reja anti-COVID hyjnë në fuqi nga 22 janari 2022. /Telegrafi/