LAJMI I FUNDIT:

Kriza energjetike, debat mes Kurtit dhe Tahirit

Kriza energjetike, debat mes Kurtit dhe Tahirit

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për krizën energjetike në vend.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti ka vendosur një menaxhment të dobët në udhëheqje të Korporatës Energjetike të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Ju keni vendos një menaxhment jashtëzakonisht të dobët, që dy vite, në udhëheqje të Korporatës Energjetike të Kosovës. Mendoj qe vendosja e këtyre njerëzve të paaftë ka bërë që mos të implementohet as kontrata me BE-në. Kjo do të duhej të kryhej në vitin 2020. Në anën tjetër ka edhe energji alternative. Është mirë me i rishiku të gjitha këto potenciale, që duhet të shfrytëzohen. Duhet t’i shikoni njerëzit që keni vendosur në krye të Korporatës Energjetike”, theksoi Tahiri.


Pas fjalimit të Tahirit, reagoi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha “nuk ka rënë menaxhmenti por turbina”.

“Nuk ka rënë menaxhmenti por ka rënë turbina….Në ditën e djeshme ka kushtuar dy milionë e gjysmë ka kushtuar importi i Kosovës. Nuk po shtrenjtohet çmimi i energjisë, por fakti është që ne nuk e mbulojmë me gjenerim konsumin dhe energjia është e shtrenjtë”, pohoi ai.

Ndërsa, lidhur me kontratën e BE-së për vendosjen e filterave, Kurti tha se “ata kanë deshtë me i instalu filterat por kanë shku aty e kanë pa që është llom.. duhet njëherë bojlerët pastaj filtaret. Ju si keni bo as filterat, e as bojlerët. Nuk ka filterë pa bojlera… e tash ne do t’i vendosim bojlerët, që t’i vendosim edhe filterat”. /Telegrafi/