LAJMI I FUNDIT:

Rizvanolli: Subvencioni për energjinë elektrike nuk i dedikohet qytetarëve në veri të vendit

Rizvanolli: Subvencioni për energjinë elektrike nuk i dedikohet qytetarëve në veri të vendit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se pagesa e subvencionit për energjinë elektrike nuk i dedikohet qytetarëve në veri të Kosovës.

Rizvanolli duke diskutuar për gjendjen të energjetike në vend, ka thënë se 75 milionët e ndara është sa gjysma e të hyrave për të mbuluar kërkesën nga ZRRE-ja, përcjell Telegrafi.


“Duke parë gjendjen kemi ofruar shifrën prej 75 milionë euro për subvencion, që i bie gjysma e të hyrave shtesë për ta mbuluar kërkesën nga ZRRE-ja. Qeveria nuk miraton dhe nuk ka përgjegjësi për vendimet e ZRRE-së, mirëpo nëpërmjet instrumenteve që i kemi në dispozicion të ndikojmë në sigurinë e furnizimit me energji të konsumatorëve dhe në mbrojtjen e vendeve të punës”, tha Rizvanolli.

Ajo ka shtuar se asnjë cent i ndarë nuk shkon në xhepat e KEDS-it dhe KESCO-s.

“Pagesa e subvencionit nuk i dedikohet qytetarëve në veri të vendit. Për pagesën në veri jemi duke punuar për të gjetur zgjidhje. Po bëjmë gjithçka të mundur në nivel teknik dhe politik për ta zgjidhur këtë. Asnjë cent nuk shkon në xhepat e KEDS-it dhe as të KESCO-s. Fitimi që e ka KEDS-i është e rregulluar me ligj nga rryma që blihet dhe shitet në treg”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori