Opozita e shqetësuar me situatën pandemike, Zemaj: Pandemia nuk menaxhohet online
Në Komisionin për Shëndetësi po diskutohet për situatën me pandeminë, pas rritjes së numrit të rasteve të infektuar me variantin Omicron.
Kryetarja e Komisionit, Fatmire Mulhaxha Kollçaku tha se nuk ka vend për shqetësim, megjithatë ajo ka propozuar që të raportojë ministri i Shëndetësisë, drejtori i IKShPK-së dhe i ShSKUK-së.
“Mbi 700 raste brenda ditës në bazë të testimeve. Kryesisht është varianti Omicron por edhe me Delta. 90 pacientë që po trajtohen në ShSKUK, 52 të konfirmuar janë pozitivë. Nuk ka vend për shqetësim të madh. Desha të propozojë që të vlerësojmë së bashku dhe të ftojë drejtorin e ShSKUK-së dhe ministrin e Shëndetësisë”, ka thënë ajo.
Megjithatë, anëtari opozitar Bekim Haxhiu tha se kjo situatë është brengë alarmante.
Sipas tij, ka doza të tjera të vaksinave që u ka skaduar afati, për çka tha se po e mban të fshehtë Ministria e Shëndetësisë.
“Kjo është e papranueshme që institucionet shëndetësore me ra në ndikim politik që të prezantohet gjendja me pandeminë dhe të zvogëlohet numri i testimeve. Ne e dimë se si është situata. Masat nuk janë relevante në raport me situatën pandemike. Do të duhej të kishte një llogaridhënie, sa i përket imunizimit të qytetarëve dhe dështimit me vaksinim”, ka deklaruar Haxhiu.
Ai madje ka propozuar që të vizitohet vendi ku po mbahen vaksinat.
Edhe deputeti Shemsedin Dreshaj deklaroi se situata me pandeminë nuk është e mirë.
“Kemi pasur rritje prej 3 deri në 15 për qind për dy javë. Katërfish rritje në popullatë, katër fish rritje në javë. Një situatë e tillë implikon domosdoshmërinë e kalimit prej fjalëve në vepra. Nuk janë duke u respektuar rregullat. Nuk është koha të ashpërsojmë masat, por të aplikojmë masat standarde. Janë katër paralele që 90 për qind janë të infektuar”, ka deklaruar ai.
E, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj u shpreh se Qeveria Kurti ka hequr dorë në menaxhimin e kësaj pandemie.
“Pandemia nuk menaxhohet online. Ka tre muaj që nuk është diskutuar për menaxhimin e pandemisë. Këto nuk po i shohim, përndryshe do të hyjmë në pasojë të verës”, ka thënë ai.
Pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i draft raportit të monitorimit të Ligjit për Shëndetin Mendor dhe diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje