Mund të jetë vetëm Superkupa e Spanjës, por Real Madridi po ngre sërish trofe. Thatësira zgjati një vit e gjysmë, por ndjenja rreth klubit është se kjo mund të lajmërojë fillimin e një periudhe tjetër të suksesshme për Los Blancos.
Vetëbesimi dhe guximi i ekipit është rikthyer dhe po rritet çdo javë që kalon. Me Carlo Ancelottin në krye, Real Madrid po e shikon pjesën tjetër të sezonit me optimizëm të jashtëzakonshëm.
Sfidat përpara
Rezultatet e shkëlqyera dhe ndjenja e kontrollit të qetësisë që Ancelotti ka rikthyer në Real Madrid po dëshmojnë të drejtë ata që donin që ai të rikthehej në verë.
“Jam shumë i lumtur që mund të jem këtu, të kthehem dhe të fitoj me Real Madridin”, kishte deklaruar Ancelotti. “Është nder të jem trajner i këtij ekipi dhe këtij klubi”.
Trajneri italian beson fuqishëm se klubi është gati të luftojë sërish për trofetë e mëdhenj.
“Ne do të garojmë për trofetë e tjerë”, shtoi Ancelotti. “Arsyeja e parë është sepse ne kemi një skuadër shumë të mirë. Atmosfera është gjithashtu e mirë”.
“Ne kemi forcën për të luftuar për të gjithë trofetë”.
Këtë besim ndan edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i cili është i emocionuar për të parë se çfarë do të sjellë e ardhmja.
“Ne jemi në fillimin e një epoke të re”, potencoi Florentino Perez për Movistar.
Ancelotti mori përsipër një ekip që ishte kryesisht i shpërbërë dhe me vështirësi në mbrojtje, por ai ka krijuar një bazë solide me të gjithë lojtarët që tregojnë përkushtim të jashtëzakonshëm në të gjithë fushën, dhe skuadra po lulëzon si rezultat.
Ambicia dhe sakrifica
Me pak më shumë se gjysmën e sezonit të luajtur, trajneri i Real Madridit ka krijuar një ekip që është i ri dhe modern, por i kombinuar me përvojën dhe një dëshirë të egër për të fituar.
“Ndihem i qetë sepse kisha dyshime për cilësinë e mbrojtjes”, ka thënë Ancelotti.
“Kur fiton shumë mendon se je skuadra më e bukur, se luan futbollin më të mirë dhe angazhimi më pas zvogëlohet shumë”.
“Fatmirësisht sakrifica e lojtarëve tanë është e lartë. Mendoj se lojtarët e mi nuk janë të bukur… janë shumë të shëmtuar”, shtoi më tej ai.
Shenjat janë tepër pozitive rreth Estadio Santiago Bernabeu tani. Nuk është befasi që besimi po rrjedh sërish te Real Madrid. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës