LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Osmanit: Kërcënimi i Gjergj Dedajt është çështje që duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë

Këshilltari i Osmanit: Kërcënimi i Gjergj Dedajt është çështje që duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë

Pas deklaratave të ish-ambasadorit, Gjergj Dedaj, ku tha se “Klani i Osmanit” po e linçon dhe se ai do të përdorë “Kanunin për t’u mbrojtur”, ka reaguar Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kupina ka thënë se Dedaj ka kërcënuar Presidenten dhe familjen e saj me ato deklarata.


Tutje e ka quajtur Dedajn person të papërgjegjshëm, që sipas tij “për shkak të interesave meskine dhe prapaskenave të ulëta është katapultuar në pozitën e ambasadorit pa i plotësuar kriteret themelore, manipulon, përvetëson dhe kërcënon kreun e shtetit”.

“Pa asnjë hezitim, ai përdorë deklarimin në një emision live për të bërë kërcënim kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj, për të cilën gjë ai do të denoncohet në organet e rendit”, shkroi Kupina.

Dedaj thotë se ndjehet i rrezikuar nga “Klani i Osmanit”, paralajmëron hakmarrje përmes Kanunit
Lexo po ashtu Dedaj thotë se ndjehet i rrezikuar nga “Klani i Osmanit”, paralajmëron hakmarrje përmes Kanunit

Sipas tij, kërcënimi i Dedajt është çështje që duhet të trajtohet nga organet e rendit dhe të drejtësisë.

“Nuk arsyetohet në asnjë mënyrë dhënia e hapësirës mediale një personi, recidivist i keqpërdorimit të historisë familjare në funksion të përfitimeve personale. Mediat nuk janë klinika për shërimin e komplekseve, prandaj të tillë persona duhet shmangen nga prezantimi publik në funksion të ruajtjes së higjienës në sferën e komunikimit me publikun”, ka shtuar ai.

Dedaj në Frontal tha se është njeri i ligjit, por tutje theksoi se përveç ligjit, te ai dhe familja e tij që vjen nga Malësia e Gjakovës, vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit.

“Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikum, nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të paftyrë, të hejk prej listës së pagave”, tha Dedaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori