LAJMI I FUNDIT:

Kurti në 40-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës: Liria e Kosovës ka qenë ëndrra e përjetshme e tyre

Kurti në 40-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës: Liria e Kosovës ka qenë ëndrra e përjetshme e tyre

Në 40- vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, kryeministri Albin Kurti, organizoi Akademi Përkujtimore në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare.

Si legalë ashtu edhe ilegalë, si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë, Jusufi, Kadriu e Bardhoshi, nuk e ndalën veprimtarinë kombëtare e shoqërore për bashkim organizatash, për çlirim vendi, për liri populli, për drejtësi e mirëqenie e përparim të të gjithëve, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij.


Kudo dhe çdoherë kritikuan e kundërshtuan diskriminimin e shfrytëzimin, mobilizuan qytetarët dhe bashkatdhetarët, për përpjekje të përbashkëta për punë e angazhim e organizim për liri, shtoi ai.

Duke folur për veprimtarinë e tyre, kryeministri theksoi se Jusufi, Kadriu e Bardhoshi i aktivizonin dhe i bashkonin punëtorët, studentët, artistët, burrat e gratë, të rinjtë e të moshuarit, sepse ata besonin në popull, besonin në popullin e tyre nga i cili vinin për të mos u shkëputur kurrë prej tij.

“Liria e Kosovës ka qenë ëndrra e përjetshme dhe puna e përditshme e tyre. E përditshmja e përjetshme që e thur historinë”, tha Kurti.

Në këtë akademi, të organizuar në Sallën e kuqe, të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, foli edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu si dhe familjarët e tre veprimtarëve.

Ndërsa kantautori Shpat Deda, dhe kuarteti i harqeve të udhëhequr dhe aranzhuar nga Visar Kuçi, interpretuan këngët e Jusuf Gërvallës: “Kënga e Bilbilit” dhe “Do të kthehem nënë”, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori